Java nis me kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.
Dita e hënë parashikohet të sjellë mot të kthjellët dhe me vranësira kalimtare, ndërsa reshjet mbeten të papritura në shumicën e zonave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare prej 6 metra për sekondë.
Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta të luginave, ajo do të fitojë intensitet duke arritur deri në 10 m/s.
Sa i përket kushteve detare, valëzimi do të jetë i ulët, në parametrat 1 deri në 2 ballë, duke e bërë të favorshëm qëndrimin dhe lëvizjen në det për aktivitetet detare dhe turistike