Alergjitë e pranverës janë rikthyer — Si të kontrolloni nivelet e polenit dhe të shmangni teshtimat

Alergjitë sezonale mund të jenë të padurueshme për dhjetëra miliona amerikanë kur pemët, barishtet dhe polenet e tjera shkaktojnë hundë që rrjedhin, sy që kruhen, kollë dhe teshtima.

Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike po zgjasin dhe përkeqësojnë sezonin e alergjive, por fatmirësisht edhe trajtimet janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Cilat polene shkaktojnë alergji?

Ekzistojnë tre lloje kryesore poleni:

Në fillim të pranverës dominon poleni i pemëve si thana, kedri, panja, lajthia, lisi dhe arrë.

Më pas polenojnë barishtet dhe lulet si mimozat dhe disa lloje shkurresh.

Në fund të verës dhe fillim të vjeshtës vijnë polenet e barërave të këqija.

Si të kufizoni ekspozimin ndaj polenit

Mbani dritaret mbyllur në shtëpi dhe në makinë, edhe kur koha është e mirë.

Vishni rroba me mëngë të gjata për të shmangur kontaktin me polenin kur dilni jashtë.

Ndërroni rrobat dhe bëni dush sapo të ktheheni në shtëpi, për të hequr çdo grimcë poleni nga lëkura dhe flokët.

Nëse nuk e lani flokët çdo ditë, mbajini të mbuluara me kapele apo shall.

Mos flini me rrobat që keni veshur jashtë.

Përdorni spray me ujë të kripur (salinë) për të shpëlarë hundën dhe sytë.

Maskat mbrojtëse nga koha e pandemisë mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga poleni (jo për simptomat në sy).

Si të lehtësoni simptomat

Spray-t nazale pa recetë janë ndër më efektivet, por shumë njerëz i përdorin gabimisht. Mjekja Kathleen Mays që citohet nga AP në këtë përkthim të noa.al, rekomandon të drejtohet spërkatësi anash, drejt veshit, jo drejt përpjetë.

Barnat orale si Claritin, Zyrtec, Allegra mund të ndihmojnë, por veprojnë më ngadalë.

Nëse simptomat ndikojnë në jetën tuaj të përditshme (pagjumësi, përqendrim i dobët), konsultohuni me alergolog për terapi më të avancuara si imunoterapia.

Sugjerime të përhapura në rrjete si konsumimi i mjaltit lokal për “mësimin” ndaj polenit, janë të pabazuara shkencërisht, pasi poleni i bletëve nuk është ai që shkakton alergji.

Po ndryshon sezoni i alergjive?

Po. Me ndryshimet klimatike, dimrat janë më të butë dhe sezoni i rritjes zgjatet. Kjo i lejon polenit të qëndrojë më gjatë në ajër, duke zgjatur dhe rënduar sezonin e alergjive.

Këshilla për fund: Monitoroni nivelet e polenit, mbroheni veten, kërkoni ndihmë mjekësore nëse simptomat përkeqësohen dhe mos harroni që menaxhimi i alergjive është më i lehtë sot se kurrë më parë.

Shënim: Ky raport u përgatit nga AP. Departamenti i Shëndetit dhe Shkencës i Associated Press (AP) merr mbështetje nga Grupi për Median Shkencore dhe Edukative i Institutit Mjekësor Howard Hughes dhe nga Fondacioni Robert Wood Johnson

Related Posts

Krah Gjestit, Egli publikon videon e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”: “Dje, sot, nesër”

Nuk kanë qenë të paktë personat që kanë qenë dyshues përsa i përket vazhdimësisë së lidhjes mes Eglit dhe Gjestit pas përfundimit të Big Brother Vip. Publiku…

“I bëra dasmën vëllait, mi mori dy apartamentet..”, djali përlotet para nënës dhe e tr*ndit: Ku është djersa ime?

Eltoni thotë se “është keq të dëgjosh prindërit” në insertin e tij prezantues në “Shihemi në Gjyq”. Ai ka kërkuar të përballet me nënën e tij, Satberen…

Ky person e ndihmoj të hyjë në “BBVA”, ja çfarë i tha Gjesti direkt pas fitores

Anaid Kaloti, një nga ish fituesit e “Big Brother Albania”, thuhet të ketë qenë iniciatori i hyrjes së Gjestit në “BBVA”. Anaidi e ka mbështetur gjatë gjithë…

EMRI/ Ky është 17-vjeçari që u gjet i v*rur në Gjirokastër, dyshohet se buIIizohej në shkollë

Personi që shihni në foton e mësipërme është 17-vjeçari Vehip Peçi, i cili i dha fund jetës mesditën e kësaj të diele në Gjirokastër. Ai u gjet…

Sanitare me 1200 euro pagë dhe kuzhinierë mbi 2000 euro, bizneset e bregdetit: Duhen 10-12 mijë punonjës

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe sanitarë. Ka…

“Jozit nuk i heq titullin shok…”, pas reagimit të ish-banorit, Valbona Mhilli komenton raportin me të!

Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos…