Amerikania në Shqipëri: “Ndihesha si pre, burrat gati sa nuk thyenin qafën kur ecja në rrugë!”

“Ndihesha si pre! Edhe burrat që ishin të ulur me gratë e tyre gati sa nuk thyenin qafën kur ecja në rrugë.”

Amerikania Eve Kovac, 19 vjeçe, tregon për udhëtimin e saj të parë në Europë dhe për përvojën e saj të vizitës në Shqipëri, ku “nuk ndihej edhe aq e sigurt”.

Ajo nisi udhëtimin e saj të parë vetëm disa muaj më parë, pasi mbushi 18 vjeçe.

“Doja t’i dëshmoja vetes se ‘bota është e sjellshme’”, tha ajo ndërsa shtoi se deri diku kishte të drejtë, mirëpo Shqipëria e bëri të ndihej si në “shënjestër”.

“Dikush më preku flokët në supermarket dhe disa të tjerë më bënë fotografi. Mbase ngaqë jam bionde me sy blu dhe e shkurtër.”

Nga ana tjetër, ajo përmendi Norvegjinë, që sipas saj ishte një vend më i sigurt, gjë që e kishte befasuar.

“U habita se sa e sigurt ishte Norvegjia. Ditën e dytë i hoqa masat e sigurisë nëpër çanta”, tha ajo, ndërsa shtoi se nuk ishte aq i ngrohtë dhe mikpritës sa Italia, vendi që për të mban vendin e parë për mirësjellje, por ishte më i sigurt.

Ndjekur udhëtimi i saj nga një eksperiencë e keqe në Greqi, ku hoteli ku po qëndronte ishte përplot me çimka duke e detyruar të largohej të nesërmen.