“Prisnim që Laerti të shpërt’hente, Egli e di dhe vetë…”/ Tiri tregon se BBV 4 dëshiron t’a fitojë…

“Rozana pastaj nga ana tjetër, një shpirt luftarak, që dhe ajo i ka dhënë goxha shtëpisë”

Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Tiri Gjoci, njëkohësisht edhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, por dhe për ndodhitë e fundit brenda shtëpisë…

Kush e
Në këtë pikë të lojës, unë do të doja ta fitonte Gjesti. Ka dhënë dhe ka marrë, për fat të keq, ka marrë shumë nga ajo shtëpi. Edhe ka dhënë shumë për atë shtëpi, ka dhënë maksimumin e tij, me të mirat dhe me të këqijat, ndryshe nga pjesa tjetër e banorëve, duhet thënë. Mendoj që Laerti mund të kishte dhënë shumë më shumë.

Të gjithë ne kemi pritur më shumë nga Laerti, unë mbaj mend para se të futesha, kemi qenë në ato ujëra që Laerti do të shpërthejë. Isha brenda shtëpisë dhe thonim që Laerti do të shpërthejë. Dola nga shtëpia dhe thonim, prit se nuk ka mbaruar, Laerti tani do të shpërthejë. Unë kam shkuar shumë mirë me Laertin aty brenda, por nuk mendoj se e meriton ta fitojë çmimin e madh.

Egli besoj që dhe vetë është dakord që nuk meriton ta fitojë çmimin e madh. Rozana pastaj nga ana tjetër, një shpirt luftarak, që dhe ajo i ka dhënë goxha shtëpisë. Nuk më pëlqen si karakter loja e Rozanës, ndryshe nga Rozana si artiste, të cilën e vlerësoj shumë. Flasim vetëm për lojën që ka bërë, nuk më pëlqen fare loja e Rozanës, ndryshe nga Gerta.

Dua të prek pak dhe Gertën, që realisht mendoj se duhet të ishte në finale, edhe pse unë kisha thënë që Gerta nuk është në finale, sepse e kisha parashikuar në njëfarë mënyre të gjithë këtë gjënë. Për fat të keq, thashë që Gerta nuk do të ishte në finale dhe ashtu ndodhi, por duhet të ishte.

Rozana, ndryshe nga Gerta, ka përfituar nga situata dhe të atyre të cilët i kishte në krah, siç ishte Egli, siç ishte Livia, paçka se Livia akoma nuk e kupton dhe pranon. Por dhe me mua e ka bërë këtë gjë, unë nuk e kam toleruar ta bëjë për herë të dytë dhe madje e kam bërë të qajë për këtë gjë aty brenda në shtëpi. Gerta pastaj merrte situata patjetër, por kurrë të divanit të kuq, kurrë të atyre që kishte në krah. Mund t’i orientonte por nuk ndërhynte tek situatat e tyre. Pra, mendimi im është që Gerta ka qenë lojtare më e drejtë, lojtare e vetme, e ftohtë dhe sigurisht që meritonte finalen. Kjo nuk do të thotë që Rozana nuk e meritonte, edhe Rozana e meritonte finalen. Por nuk mendoj që Rozana Radi duhet të fitojë, për mua. Për mua duhet të fitojë Gjesti. Mendoj që e fiton Gjesti.

Related Posts

Zbulohet pse Genta Ismajli humbi peshë në mënyrë drastike

Prej disa muaj emri i këngëtares së njohur Genta Ismajli ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Fillimisht ishte ndryshimi i saj me flokë të bardhë që…

Danja zbulon arsyen pse mungoi në dasmën e Eglit dhe Gjestit

“Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…” E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen…

Pas një edicioni spektakolar, ëndrra e tij bëhet realitet! Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues…

Fituesi eshte GJESTIII – Votat

Fituesi eshte GJESTIII

“Jam e v*rgjër…”/ Deklarata e Olës në Tapetin e Kuq shkakton të qeshura

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që…

Do ta kalojë Valbona natën sot me Laertin?! Ja si përgjigjet ish-banorja

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që…