Aksident i rëndë , makina përplas një 8-vjeçar! I mituri transportohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatit Vreshtas, Maliq. Një makinë ka përplasur një 8-vjeçar. I mituri është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisarit. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.