KTHESA DRASTIKE! Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja..

Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat.

Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat e ajrit parashikohet të kenë një luhatje deri me shtatë gradë celcius. Sipas meteorologes do të kthehen dhe reshjet e shiut.

“Të enjten rritje të mëtejshme të temperaturave ku në zona të ulëta dhe bregdet termometri do të shkojë deri në 29 gradë, por të premtën presim një rënie për efekt të një mase ajore të ftohtë në mesditë mos I kalojnë 22- 23 gradë nga e shtuna deri javën tjetër rritje graduale. Në muajt e pranverës tipike mëngjese të ftohta dhe mesditë temperatura që si durojmë dot, por 29 gradë, janë 3-4 grade mbi mesataren mujore të prillit.

Masat ajore të paqëndrueshme do të jenë prezente mbi vendin tonë kryesisht ditën e enjte dhe ditën e premte. Reshjet e shiut priten të jenë prezente kryesisht në orët e mesditës fillimisht në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe në veri dhe në qendër hera herës pritet të jenë deri mesatar shoqëruar me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike, por lokalisht nuk do të mungojnë dhe reshjet e breshërit. Të premten reshjet do të jenë të pranishme gjatë ditës herë pas herë në pjesën më të madhe të territorit por me intensitet të ulët”, tha meteorologia.

Nga mbrëmja e të premtes deri javën tjetër moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vlerat e termometrit pritet të rriten gradualisht për të kulmuar të martën kur sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të shënojnë 29 gradë celcius.

Kjo luhatje e temperaturave sipas mjekëve ndikon drejtpërdrejt në organizëm duke vënë në stres sistmin imunitar. Shqetësimet nuk i ndjejnë vetëm ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, por dhe personat e shëndetshëm.

Related Posts

Termometrat me zhivë nuk do lejohen të përdoren më edhe në vendin tonë. Ja afati i fundit..

Të gjithë kemi një termometër të tillë në shtëpi, por deri në fund të vitit 2025, ato duhet të largohen nga shtëpitë dhe gjithashtu nga qendrat shëndetësore…

Shembet masivi i gurëve në galeri, humb j*tën minatori në Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si…

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…