“Me ty më as jashtë as brenda”, Gjesti sherr me Eglin

Ndërsa finalja e Big Brother VIP Albania 4 afrohet me shpejtësi, tensionet mes finalistëve po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme – veçanërisht në çiftin që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë këtij edicioni, Gjesti dhe Egli.

Në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi, duket se mes tyre ka shpërthyer një acarim i papritur, i cili nisi nga një situatë e thjeshtë: një masazh.

Gjatë një momenti intime, Egli po përpiqej t’i bënte një masazh Gjestit, por veprimet e saj duket se nuk i kanë pëlqyer aspak konkurrentit nga Kosova.

Acarimi i tij u shfaq menjëherë, duke i drejtuar fjalë të forta Eglit: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.

Reagimi i Egli ishte po aq i drejtpërdrejtë, duke i kthyer fjalët me një akuzë të rëndë për mungesë edukate: “Je djali më i paedukatë që kam njohur.”

Ky shkëmbim fjalësh i tensionuar ka habitur edhe shikuesit që i kanë parë gjithmonë si një ndër çiftet më të qëndrueshëm brenda shtëpisë. Pavarësisht debateve të herëpashershme, Gjesti dhe Egli kanë kaluar bashkë gjithë rrugëtimin në BBVA, duke ndarë momente emocionale, mbështetje reciproke dhe përjetime të forta.

Megjithatë, ditët e fundit të izolimit dhe stresi i afërsisë me finalen duket se po rëndojnë mbi raportin e tyre. Ende mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një shpërthim momental apo sinjal i një krize më të thellë mes tyre.

Related Posts

Ku t’i kalosh pushimet verore, sipas shenjës së horoskopit?

Dashi – Rio de Janeiro, Brazil I zjarrtë dhe impulsiv, Dashi ka nevojë për një qytet që nuk fle kurrë. Rio ofron plazhe si Copacabana, festa pa…

Bashkëshortët kthehen në armiq: Liro garazhin!

Konflikti i radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes dy bashkëshortëve, Mirelës dhe Artanit që vijnë nga Italia. Në insertin…

Shpërthen sherri në çift për 150 mijë euro: Fisin Alibeaj s’e shkel dot kush!

Në vitin 2009, Mirela dhe Artani kanë blerë një pronë dykatëshe në Vlorë, ku kati i parë ëhtë 65 metra katrorë dhe i dyti 88. Arsyeja që…

Horoskopi javor i Brankos, 5 deri më 11 Maj 2025: Kur yjet flasin në heshtje, vetëm ata që dëgjojnë me zemër arrijnë të kuptojnë mesazhin

Të dashur miq të yjeve, mirë se erdhët në një udhëtim të ri përmes qiellit të javës që vjen. Nga data 5 deri më 11 maj, yjet…

Humb jetën në aksident 21-vjeçari shqiptar në Greqi

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi. Bëhet e ditur se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar…

Xheneta bën deklaratën e papritur për Gjestin dhe Eglin “Po flejn tek…”

Edhe pse ‘Big Brother VIP Albania’ ka përfunduar, Xheneta vazhdon të komentojë çdo detaj të Gjestit dhe Eglit, ashtu siç bëri gjatë gjithë kohës që ata ishin…