Ndërron jetë legjenda shkodrane e futbollit

Ndërron jetë legjenda shkodrane e futbollit, Paulin Ndoja

Futbolli shkodran dhe ai shqiptar është sot më i varfër. Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Paulin Ndoja, një nga figurat më të ndritura të sportit kombëtar dhe pjesë e katërsheve të lavdishme të futbollit të Shkodrës, bashkë me emra të mëdhenj si Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Sabah Bizi.

I njohur si “Mjeshtër i Madh”, Paulin Ndoja lindi në Shkodër më 19 dhjetor 1945 dhe u përfshi që herët në rrugën e sportit, duke u dalluar menjëherë si një talent i rrallë. Në moshën 20-vjeçare, ai fitoi Kupën e Shqipërisë me Vllazninë në vitin 1965. Pas një periudhe në Skrapar për shërbimin ushtarak, u rikthye në ekipin e zemrës për të ndihmuar në fitimin e titullit kampion dhe të Kupës së Shqipërisë në sezonin 1971-1972.

Megjithatë, rruga e tij si lojtar u ndërpre padrejtësisht në vitin 1973 për arsye biografike. Kontributi i tij në futboll nuk u ndal me kaq – gjatë viteve ’80 e në vazhdim ai punoi si trajner portierësh, detyrë që e kreu me përkushtim deri para pesë vitesh.

Ndarja nga jeta e Paulin Ndojës është një humbje e madhe për sportin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë si simbol i pasionit, përkushtimit dhe talentit të rrallë që Shkodra i ka dhuruar historisë së futbollit shqiptar.

Related Posts

Termometrat me zhivë nuk do lejohen të përdoren më edhe në vendin tonë. Ja afati i fundit..

Të gjithë kemi një termometër të tillë në shtëpi, por deri në fund të vitit 2025, ato duhet të largohen nga shtëpitë dhe gjithashtu nga qendrat shëndetësore…

Shembet masivi i gurëve në galeri, humb j*tën minatori në Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si…

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…