Derisa ishte në terren një gjë e papritur i ka ndodhur ish-banores së Big Brother VIP Albania 4, Valbona Mhillit. Gazetarja ishte pranë një qeni, i cili në një moment iu afrua asaj dhe për pak sa nuk e kafshoi. Reagimi i ish-konkurrentes ishte i menjëhershëm, ku shihet duke u larguar nga ai.
“Ky qenka më i fortë si Laerti, ky më puthi mua”, tha ajo pas kësaj që i ndodhi.
Duket se Valbona ka akoma një inat të madh me aktorin Laert Vasili, nga i cili u eliminua nga gara. Ata shprehën një pëlqim për njëri-tjetrin, i cili mbeti brenda mureve të shtëpisë së famshme. Sidoqoftë, finalja e madhe e Big Brother do të mbahet më 19 prill (e shtunë). Me poshte – me shume info!