Fabian Shpati, futbollisti 13-vjeçar i “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr në fshatin Stom Golem të Shkodrës.
Akademia e futbollit “Fc Djelmnia Shkodrane 2017” ka postuar një mesdazh ngushëllues:
“Lamtumirë Fabian… Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare. Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.
Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë. Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve”.
Nuk ka munguar një mesazh ngushëllimi dhe nga klubi i Vllaznisë: Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike pas aksidentit të djeshëm e Fabian Shpatit ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Fabiani 13 vjeçar ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.
KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Shpati, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Fabian!