Tr*gjedi në Shkodër: Humb j*tën 13-vjeçari Fabian Shpati, futbollisti i talentuar i “Djelmnia Shkodrane”

Një aksident tragjik rrugor i ndodhur mbrëmjen e së hënës në vendin e njohur si “Stom Golem” ka marrë jetën e dy të rinjve nga Shkodra, mes tyre edhe 13-vjeçari Fabian Shpati, futbollist i ekipit “Djelmnia Shkodrane U13”.

Ngjarja ndodhi teksa Fabiani dhe shoku i tij 16-vjeçar po ktheheshin nga stërvitja me një motomjet, kur drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge. 16-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Fabiani, i cili mbeti rëndë i plagosur, ndërroi jetë një ditë më vonë në spital, si pasojë e plagëve të rënda.

Fabian Shpati njihej si një nga elementët më premtues të ekipit të të rinjve “Djelmnia Shkodrane”, ku spikaste për pasionin, talentin dhe përkushtimin ndaj futbollit.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme ka tronditur familjen, miqtë, trajnerët dhe komunitetin sportiv të qytetit.

Në një postim të dhimbshëm në rrjetet sociale, klubi “Djelmnia Shkodrane” i dha lamtumirën 13-vjeçarit me këto fjalë prekëse:

“Lamtumirë Fabian…

Sot zemrat tona janë të thyera… U nda nga jeta shumë herët, në moshën vetëm 13-vjeçare, Fabian Shpati, një djalë i artë dhe futbollist i talentuar i ekipit Djelmnia Shkodrane U13.

Një engjëll në fushë, gjithmonë me buzëqeshje, pasion dhe shpirt gare. Ikja jote e parakohshme na ka lënë pa fjalë, por kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Pushofsh në paqe Fabian, fushat e parajsës tashmë kanë një kampion më shumë. Lutje për shpirtin tënd dhe ngushëllime të sinqerta familjes Shpati dhe të gjithë miqve e shokëve.”

Reagon edhe FSHF: “Prehu në paqe Fabian!”

Ngjarja ka prekur edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të të miturit.

“Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia Shkodrane”. Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr”, thuhet në reagimin zyrtar.

Një yll i vogël që u shua shumë shpejt

Ndarja nga jeta e Fabianit jo vetëm që ka lënë një boshllëk të madh në fushën e sportit të të rinjve në Shkodër, por ka prekur zemrat e gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. Një djalosh plot jetë, që la pas ëndrra të mëdha dhe një kujtim të paharruar.

Ngushëllime të sinqerta familjes, shokëve dhe gjithë komunitetit sportiv. Prehu në paqe, Fabian. Fusha e parajsës tashmë ka një kampion më shumë.

Related Posts

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

15-vjeçarin shqiptar e rr*mbejnë në Suedi, u nxorr në pritë nga shoqja e tij

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pak netë më parë në Karlskrona të Suedisë, ku një 15-vjeçar shqiptar është rrëmbyer në zonën qendrore të qytetit, rreth orës 21:00….

⬇️VlDE0 SH0KUESE në Greqi⬇️ VRlTET në makinë gjatë transmetimit Live në Facebook 42-vjeçari

Një 42-vjeçar egjiptian i njohur për traf ik dr oge është qëlluar për v dekje në Kallithea, Greqi. Në momentin që u qëllua, ai vetë kishte dalë…