Shfrytëzonin 1O-vjeçarin të bënte video banaie për rrjetet sociale/ Prokuroria e Beratit kërkon pesë vite b*rg për babain dhe gjyshen

Prokuroria e Beratit ka kërkuar pesë vite burg për Natasha Rombulan dhe Armando Kumarakun, gjyshja dhe babai i 10-vjeçarit, të cilin e shfrytëzonin për video banale në rrjete sociale. Prokuroria kërkon tre vite burg për Armando Kumarakun, babain e të miturit si edhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për gjyshen e 10-vjeçarit Natasha Rombulan Prokuroria kërkon dy vite burg.

Sipas Prokurorisë, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku kanë keqtrajtuar 10-vjeçarin. Konkretisht gjyshja dhe babai kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.

Njoftmi i Prokurorisë:

Në përfundim të gjykimit, vlerësohet se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar, ndaj gjatë pretencës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. dhe dënimin e tij me 3 vite burgim si dhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për shtetasen N.R., dënimin me 2 vite burgim.

Të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur, (djali dhe nipi i të pandehurve) kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.

Gjatë seancës vlerësuse është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues, i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri.

Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur. Bullizimi që ushtrohet duke iu drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, arrihet në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën u akuzuan. Ata kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik që ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri, duke qënë se të gjithë modelet që ai ka pasur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e tij dhe në zhvillimin e tij si individ.

Related Posts

Termometrat me zhivë nuk do lejohen të përdoren më edhe në vendin tonë. Ja afati i fundit..

Të gjithë kemi një termometër të tillë në shtëpi, por deri në fund të vitit 2025, ato duhet të largohen nga shtëpitë dhe gjithashtu nga qendrat shëndetësore…

Shembet masivi i gurëve në galeri, humb j*tën minatori në Bulqizë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si…

P’rovokon Joz Marku , shfaqet në Prekaz te Jasharajve (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…

Pasi i kërkoi të takonte Eglin, partnerja surprizon Olsi Bylykun në ditëlindjen e tij (Video)

Prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga Egli Tako, Olsi Bylyku është në një romancë të re me Denada Lurën. Madje, Denada ka treguar mbështetje…

LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

Jozefin Marku shkon në Kosovë shfaqet tek Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz (Foto)

Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të…