Një vajzë 25-vjeçare me emrin Ejsi Gërxhi është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj, pasi ka humbur kontaktet me ta që prej mesditës së sotme në Tiranë. Ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur, pasi janë shumë të shqetësuar për gjendjen e saj.
Ejsi vuan nga probleme me depresionin, nuk e njeh mirë Tiranën dhe nuk ka me vete celular, çka e bën edhe më të vështirë orientimin apo komunikimin.
Sipas informacioneve të dhëna nga familjarët, ajo është parë orës 12:00, nga kamerat pranë Shkollës së Baletit në rrugën “Ali Demi”.
Më pas, kamerat e zonës e kanë kapur pranë zonës së Brrylit, ku dyshohet se mund të ketë shkuar më tej.
Është veshur me xhup të zi, me kapuç pellushi, tuta bezhë dhe atlete të errëta. Sipas familjarëve, ajo është e imët, ka baluke dhe pamja e saj të krijon përshtypjen e një vajze më të vogël në moshë.
Nëse ndokush ka informacion apo e ka parë Ejsin, lutemi të kontaktojë menjëherë në numrin e mëposhtëm: +355 69 525 8960.