Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 29-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka pl agosur bashkëshortin e saj me thikë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shtetasja Xh. S., 29 vjeçe, ka g oditur bashkëshortin për motive ende të paqarta, të cilat po hetohen.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një ko nflikti të çastit.
I pl agosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të 29-vjeçares, e cila është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.