‘Iku e gëzuar atë mëngjes’! Rrëfimi prєkës i nënës për v’dєkjen e papritur të 14-vjeçares

Në shtëpinë e familjes Pinderi në Taç të Ersekës dhimbja është ulur këmbëkryq. Rrjedha e jetës së kësaj familje të varfër, do të tronditej keqas në Dhjetor të vitit 2024.

Vajza e familjes, Rafaela, ndërroi jetë papritur nga një atak kardiak. Ajo ishte fëmijë i vetëm, si një rreze shprese për familjen. E lumtur, e qeshur dhe pa pretendimet tipike të moshës, Rafaela gëzonte shëndet të plotë dhe kishte një lidhje të veçantë me prindërit dhe familjen.

“Ishte e gëzuar tërë kohën, nuk ishte ankuar asnjëherë, vetëm grip dhe bajamet”, u shpreh mamaja vogëlushes, Arjana Pinderi.

“U bë çupa 14 vjet e gjysëm nuk dinim të na inatosej, unë e kam çupë jo mbesë, ishte shumë e përsosur”, u shpreh gjysha e 14-vjeçares.

Fshati Taç, ndodhet vetëm 2.3 km larg nga qyteti i Ersekës. Dikur një ndër fshatrat më të populluar. Sot, është braktisur thuajse plotësisht. Si pasojë edhe shkolla e fshatit, ku Rafaela ka bërë filloren, tashmë është mbyllur. Ajo e ndiqte shkollën 9-vjeçare në qytet.

“Kur vinte çupa unë fluturonja, të keqen nëna të të fut nëna në shpirt”, u shpreh gjyshja e 14-vjeçares.

Të premten e datës 20 dhjetor 2024 Rafaela 14-vjeçare u nis gjithë gëzim në shkollë. Ishte dita e fundit e mësimit për atë vit.

Të nesërmen kishte planifikuar me gjyshen të bënin bakllavanë. Më pas do të kërkonin një dhuratë për të atin, pasi donte t’ia bënte surprizë për ditëlindje. Por të gjitha këto mbeten vetëm ëndrra.

Ashtu si ditët e tjera, hipi në biçikletën modeste të të atit gjithë entuziazëm dhe udhëtoi drejt Ersekës, ku ndiqte shkollën. Ajo, nuk mund ta dinbte se kjo do të ishte dita e fundit për të.

“Foli e gëzuar, si gjithnjë siç ikte përditë. S’ka qenë e sëmurë asnjëherë”, u shpreh Arjana Pinderi, mamaja 14-vjeçares.

“Iku e gëzuar atë mëngjes. Fluturonte, u ngrit në ora 6 të mëngjesit..më përqafoi, më puthi tha nëna, iku e putha në ballë”, u shpreh gjyshja e 14-vjeçares./Top Channel

Related Posts

Zbulohet pse Genta Ismajli humbi peshë në mënyrë drastike

Prej disa muaj emri i këngëtares së njohur Genta Ismajli ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Fillimisht ishte ndryshimi i saj me flokë të bardhë që…

Danja zbulon arsyen pse mungoi në dasmën e Eglit dhe Gjestit

“Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…” E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen…

Pas një edicioni spektakolar, ëndrra e tij bëhet realitet! Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues…

Fituesi eshte GJESTIII – Votat

Fituesi eshte GJESTIII

“Jam e v*rgjër…”/ Deklarata e Olës në Tapetin e Kuq shkakton të qeshura

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që…

Do ta kalojë Valbona natën sot me Laertin?! Ja si përgjigjet ish-banorja

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që…