“T*hikë pas shpine!” KrimineIët ‘shkëmbyen’ gratë për të g*ditur kundërshtarët

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua sot një tjetër seancë për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, ku akuzat, rrëfimet dhe interpretimet vazhdojnë të krijojnë jo pak konfuzion.

Në fillim të seancës, i pandehuri Erjon Alibeaj kundërshtoi publikisht versionet e raportuara nga mediat lidhur me përfshirjen e tij në marrëdhënie personale me persona të lidhur me çështjen. Sipas TVANews, ai theksoi se bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, kishte deklaruar se bashkëshortja e Oti Kilës kishte pasur një lidhje me të, dhe jo e kundërta, siç sipas tij ishte raportuar gjerësisht, ku media kishte aluduar për një lidhje të bashkëshortes së Alibeajt me Oti Kilën.

Deklarata e Alibeajt shkaktoi reagime të përziera në sallë, ku ironia dhe hutimi nuk munguan, duke thelluar më tej mjegullën që mbulon rrëfimet dhe versionet e ndryshme të kësaj dosjeje të ndërlikuar.

Ndërkohë, gjatë seancës, u risollën në vëmendje edhe dëshmitë e mëparshme të Dumanit. Sipas tij, Erjon Alibeaj nuk ka pasur asnjëherë synim të eliminonte Oti Kilën, pikërisht për shkak të një marrëdhënieje intime që sipas Dumanit ekzistonte mes Alibeajt dhe bashkëshortes së Kilës. Dëshmitari shtoi se lidhjet “kanë qenë të ndërruara” që la të kuptohej se dhe Kila ka pasur një mardhënie me bashkëshorten e Alibejt dhe jo vetëm ai me të Kilës, një shprehje që më shumë shtoi se sa shoi paqartësitë mbi marrëdhëniet dhe motivet brenda grupit.

Në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga gjykata dhe palët e përfshira, saga e “Plumbit të Artë” vazhdon të mbetet një mozaik rrëfimesh kontradiktore, ku e vërteta duket se është ende në kërkim të një forme përfundimtare.

Related Posts

Habit gjin*kologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në men*pauzë. Është ulur pragu i..

Vajzat 26 vjec, po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu pas Covid19 eshte shprehur Dr. Enriketa Kroi , Mjeke obsteter-gjinekologe. Ajo eshte shprehur se eshte ulur shume…

Kinezët krijojnë kamerën më të fuqishme spiune: Fytyrat të dukshme nga hapësira

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar kamera të reja të bazuara në teknologjinë lazer që lejojnë imazhe me rezolucion milimetrik në distanca më të mëdha se 100 kilometra. Kjo…

DOKUMENTI/ RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin…

“Gjesti e PËRDOR Eglin, i ka dhënë shpresa për lojë” Arsida BBVA zbulon çfarë ndodh në momentet e “pa transmetuara”

FOTO/ Jozi i jep ‘g*ditjen’ dhe Loredanës? Ish-banori prezanton partneren e tij të re

Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami….

“Denoncova G-Banin ne polici, ja çfarë “më bëri” Arbër Hajdari”/ Rrëfehet Arsida Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, foli për herë të parë mbi prapaskenat e një…