Tr*agjedi në Itali: Shqiptarja 46-vjeçare humb jetën në ak*sident, vajza 9-vjeçare në gjendje të rëndë

INZAGO (Milano), 7 prill 2025 – Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën midis Inzago dhe Pozzuolo Martesana, në provincën e Milanos, raporton noa.al.

Si pasojë, një grua 46-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj 9-vjeçare është plagosur rëndë.

Dorina Bardhi, me origjinë nga Truccazzano (Milano), ishte duke drejtuar automjetin kur, për arsye ende të paqarta, humbi kontrollin dhe u përplas frontal me një kamion që vinte nga drejtimi i kundërt.

Automjeti i saj u dëmtua rëndë dhe përfundoi në anë të rrugës, në një zonë të gjelbër pranë një pylli.

Dorina Bardhi ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit për ta reanimuar.

Vajza e saj 9-vjeçare, e cila ndodhej në makinë gjatë aksidentit, pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spitalin e Bergamos.

Shoferi i kamionit doli i padëmtuar nga aksidenti. Zjarrfikësit nga njësia e Gorgonzolës ndërhynë për të siguruar zonën dhe për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit. /noa.al

Related Posts

Shkurton rrugën nga 2 orë në 1 minutë, ura më e lartë në botë është gati

Kina është gati të hapë urën më të lartë në botë, që lë pas vepra të ngjashme ikonike si Golden Gate në SHBA dhe Sydney Harbour në…

TRO*DITET FUTBOLLI/ Ishte shok skuadre me Florent Hasanin, VD*S futbollisti pasi u hodh nga kati i 11-të

Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti Aron Boupendza ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga kati i 11-të i një pallati në…

Horoskopi ditor, E Enjte 17 Prill 2025

Dashi Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka…

Qeni për pak sa nuk e kafshoi, Valbona Mhilli: Ky qenka më i fortë si Laerti, më puthi

Derisa ishte në terren një gjë e papritur i ka ndodhur ish-banores së Big Brother VIP Albania 4, Valbona Mhillit. Gazetarja ishte pranë një qeni, i cili…

RAMA për BBVIP? “S’kemi pse të shq*tësohemi për Jozin…” Edhe kryeministri nuk i shpëton dot komentit per BBVIP… (Video)

G-Bani i kërkon falje Gjestit dhe i bën një dhuratë të vlefshme

Ish-banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania 4, G-Bani, ka befasuar ndjekësit me një qëndrim publik të qartë dhe emocional, duke shpërndarë një mesazh ku tregon…