Pamjet/ Banorët e mbajnë xhenazen 2 kilometra në krahë se nuk ka rrugë ku kalon makina e funeralit

Në zonën e Vaqarr-it, një rrugë e rëndësishme që çon drejt varrezave wshtw lwnw në harresë dhe në gjendje të mjerueshme për vite me radhë. Rruga është krejtësisht e shkatërruar, duke u bërë e pakalueshme për çdo lloj mjeti. Kjo situatë ka krijuar probleme serioze për banorët e zonës, pasi, në rast humbjeje të një të dashuri, ata janë të detyruar të çojnë trupin pa ndihmën e automjeteve funerale. Ata duhet të ecin për pothuajse 2 kilometra në këmbë.

Përveç kësaj, kjo rrugë është jetike edhe për banorët që jetojnë në zonë, të cilët përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha në transport. Rruga nuk është vetëm e domosdoshme për shkak të nevojës për të shkuar në varreza, por gjithashtu për jetën e përditshme të komunitetit. Përkundër këtyre problematikave të vazhdueshme, Bashkia dhe Komuna e Vaqarr-it nuk kanë ndërmarrë ende asnjë masë për rregullimin e kësaj rruge, duke lënë banorët të përballen me vështirësi të jashtëzakonshme.

Denoncimi

Përshëndetje! Në zonën e Vaqarr-it ekziston një rrugë që të çon drejt varrezave, e cila prej vitesh është lënë në harresë. Rruga është në një gjendje skandaloze, totalisht e shkatërruar dhe e pakalueshme – makinat nuk futen dot fare për shkak të dëmtimeve të mëdha. Bashkia dhe komuna Vaqarr nuk kane bere kurr anje nderhyrje ne kete rruge!

Situata është aq e rëndë, sa në rast se ndërron jetë ndonjë banor, familjarët detyrohen ta çojnë të ndjerin në krah për gati 2 kilometra, sepse automjetet funerale nuk mund të kalojnë. Kjo rrugë nuk shërben vetëm për të shkuar në varreza, por edhe për banorët përreth, të cilët përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha për të lëvizur. Ju lutem, bëjeni publik këtë problem me shpresën që Bashkia të reagojnë dhe të marrin masa sa më parë për të rregulluar këtë rrugë qe eshte e domosdoshme !

Related Posts

Rrëzohet helikopteri, disa TE VD*KUR

Sipas mediave të huaja nga 6 persona që ndodheshin në bord, 3 kanë humbur jetën. Një helikopter i ndihmës së shpejtë në Japoni është rrëzuar në det…

Arbana edhe këtë herë kalon limitin, ja sa kushtoi fustani i kuq

Arbana Osmani është një nga moderatorët që kalon çdo limit, kur janë në pyetje shifrat për veshjet e saj. Fustani i kuq, i thjeshtë dhe pa asnjë…

Tr*agjedi në Itali: Shqiptarja 46-vjeçare humb jetën në ak*sident, vajza 9-vjeçare në gjendje të rëndë

INZAGO (Milano), 7 prill 2025 – Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën midis Inzago dhe Pozzuolo Martesana, në provincën e Milanos,…

“Më hoqën fustanin në mes të fushës së misrit” – Rita Lati tregon çm*ndurinë që i ndodhi ditën e dasmës

Aktorja e humorit Rita Lati kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse, gjatë një interviste të dhënë kohë më…

Rrëfimi i dhimbshëm i 30-vjeçares: Si më mori burrin motra 19-vjeçare kur isha shtatzënë

Laura nga Skocia, 30 vjeç ka treguar një histori sh o k u ese të jetës së saj për “The sun”. Laura ishte e lumtur me burrin…

Kjo aktore e madhe është ish-gruaja e Alban Dudushit dhe ju nuk e keni ditur

Sot Alban Dudushin e shohim më shumë se të lumtur përkrah partneres së tij të re, gazetares së “Top Show” Bieta Sulo, por e mbani mend ish-gruan…