Këta janë babë e bir që vr*anë me pl*umb në kokë Vladimir Topjanën

Roger Shota është i riu që vrau bashkëatdhetarin e tij Vladimir Topjana mbrëmjen e djeshme në Itali.

Gjithashtu në momentin e vrasjes ka qenë edhe i ati i 34-vjeçarit, Pren Shota, që gjithashtu është arrestuar nga policia.

I vëllai i viktimës e cilëson si mik babanë e autorit në rrjetet sociale. Në një foto të Pren Shotës në Facebook ai shkruan: “Përshëndetje mik, si të kam”.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të mbushur me klientë, ku po transmetohej ndeshja e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Topjana ndodhej aty së bashku me djalin e tij.

Në vendngjarje ka mbërritur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, nga i cili kanë zbritur Roger Shota, 34 vjeç, banues në Sacile, dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç.

Në parkingun përballë lokalit, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, situata u përshkallëzua. Edhe pse një klient tentoi të ndërhynte për të qetësuar palët, debati përfundoi në mënyrë tragjike.

Mediat italiane shkruajnë se autori i dyshuar, Roger Shota, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy ose tre herë në drejtim të Topjanës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën makinë, duke u fshehur përkohësisht. Megjithatë, policia italiane ka mundur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.

Related Posts

Rrëzohet helikopteri, disa TE VD*KUR

Sipas mediave të huaja nga 6 persona që ndodheshin në bord, 3 kanë humbur jetën. Një helikopter i ndihmës së shpejtë në Japoni është rrëzuar në det…

Arbana edhe këtë herë kalon limitin, ja sa kushtoi fustani i kuq

Arbana Osmani është një nga moderatorët që kalon çdo limit, kur janë në pyetje shifrat për veshjet e saj. Fustani i kuq, i thjeshtë dhe pa asnjë…

Tr*agjedi në Itali: Shqiptarja 46-vjeçare humb jetën në ak*sident, vajza 9-vjeçare në gjendje të rëndë

INZAGO (Milano), 7 prill 2025 – Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën midis Inzago dhe Pozzuolo Martesana, në provincën e Milanos,…

“Më hoqën fustanin në mes të fushës së misrit” – Rita Lati tregon çm*ndurinë që i ndodhi ditën e dasmës

Aktorja e humorit Rita Lati kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse, gjatë një interviste të dhënë kohë më…

Rrëfimi i dhimbshëm i 30-vjeçares: Si më mori burrin motra 19-vjeçare kur isha shtatzënë

Laura nga Skocia, 30 vjeç ka treguar një histori sh o k u ese të jetës së saj për “The sun”. Laura ishte e lumtur me burrin…

Kjo aktore e madhe është ish-gruaja e Alban Dudushit dhe ju nuk e keni ditur

Sot Alban Dudushin e shohim më shumë se të lumtur përkrah partneres së tij të re, gazetares së “Top Show” Bieta Sulo, por e mbani mend ish-gruan…