Me afrimin e finales së Big Brother VIP Albania (19 prill), tensionet në shtëpinë e spektaklit janë në kulmin e tyre.
Sot, një debat i fortë ndodhi midis dy prej banorëve më të diskutuar të programit – Laert Vasilit dhe Gjestit– e cila shpejt u bë fokusi i bisedave nëpër rrjetet sociale.
Gjatë një bisede, Gjesti përdori shprehjen “Allahu Akbar”, e cila shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Laerti. Me zë të ngritur, ai e pyeti:
“Pse the Allahu Akbar? E di kush thotë Allahu Akbar? Çfarë je ti? Për çfarë ke ardhur ti këtu, fol!”
“Allahu Akbar” është një frazë e përdorur gjerësisht nga myslimanët në lutje, falënderime ose situata të përditshme për të shprehur besim ose mirënjohje.
Pas deklaratave të Laert Vasilit drejtuar Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku ai e kritikoi ashpër përdorimin e shprehjes “Allahu Akbar” (lexo më shumë këtu), komuniteti mysliman në Shqipëri ka reaguar publikisht.
Hoxha Ahmed Kalaja, një figurë e njohur fetare, e ka quajtur këtë episod “islamofobi e pastër në ditën me diell“, duke theksuar se shprehja “Allahu Akbar” (“Zoti është më i Madhi”) është pjesë thelbësore e adhurimit mysliman dhe nuk duhet të shoqërohet me negativitet.
“Ky e lidh ‘Allahu Ekber’ – Zotin e Madhërishëm – me terrorizmin! Kjo është një keqkuptim i rëndë dhe fyerje ndaj të gjithë besimtarëve,” tha hoxha Kalaja në Instagram.
Ai shtoi se shpreson që Komisioni Kundër Diskriminimit dhe institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për këtë rast.