Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja si të dalloni mjaltin natyral vetëm me disa teste të thjeshta dhe nuk do te …

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në rubrikën ‘’ Bima dhe shëndeti’’ specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi ‘sekretin’ se si të kuptojmë nëse mjalti është natyral apo artificial duke kryer disa prova cilësie.

“Le të marrim një mjaltë që mund ta blejmë edhe në rrugë, e hapim kavanozin, marrim pak mjaltë dhe e vendosim mbi thua, nëse pika e mjaltit që vendosim mbi thua mbetet e pahapur, nëse është mjalt industrial hapet menjëherë.

Nëse do të kemi me vete një farcoletë dhe do të hedhim pak mjaltë dhe e mbyllim farsoletën dhe presim, nëse mjalti është origjinal, natyral do të ndodh që nuk do të dalë jashtë farsoletës, ky është një tregues tjetër që mund të realizohet” tha ai.

Disa nga gabimet që bëjmë që nuk marrim të gjitha vlerat ushqyese të mjaltit edhe kur ai është natyral.

“Duhet që mjaltin para se ta konsumojmë ta tresim në mënyrë që të marrim maksimumin e tij. Nëse e marrim mjaltin dhe e hedhim në çaj të nxehtë atëherë ky është gabim I madh, marrim vetëm pak nga enzimat që duhet të marrim, temperatura që duhet të jetë qumështi ose caji maksimalisht është 40 gradë Celsius” shpjegoi mjeku popullor Ylli Merja në Report TV.

Mjeku popullor Ylli Merja këshilloi gjithashtu se kohëzgjatja ideale e mjaltit në kavanoz është dy vite, pas saj ka shumë mundësi që të humbasi vlerat e tij dhe të krijojë myk.

“Nëse mjalti do të qëndrojë i konservuar në kavanoza, jetëgjatësia e tij është mbi dy vite por çfarë duhet të kemi parasysh, gjatë një qëndrimi të tejzgjatur të tij mund të na zhvillohen procese mykotike të tij në brendësi, ka myqe që e duan këtë ëmbëlsi.

Janë disa tregues që na bëjnë të kuptojmë nëse mjalti nuk duhet konsumuar më, nëse e vendosim në gojë shtyp dhëmbët dhe janë si të ngjitur ky mjalt është i mirë. Nëse e kapërcej dhe më jep si djegie të lehtë, mjalti është i mirë.

Nëqoftese buketa e tij më mbush gojën si me aroma lulesh, është i mirë. Nëse ëmbëlsira shuhet lehtë tregon që është i mirë. Nëse mjalti që unë blej përhapet kur e hedh në dorë, më ëmbëlson shumë gojën, qëndron gjatë në gojë, mjalti thahet shumë lehtë në dorë, lahet shumë shpejtë” tha ai.

Ndërsa tregoi edhe dy periudhat e ndryshme në të cilat mjalti merr ngjyra dhe aroma të ndryshme sipas stinës.

“Ndahet në dy periudha, pjesa e parë pranvera dhe vera mjalti është aromatik nga lulet dhe sa më shumë në vjeshtë shkojmë drejt monoluleve por është më i ushqyeshëm dhe jetëgjatë, këtu ndikon përqindja e yjit, sa më shumë i afrohemi vjeshtës, përqindja e ujit ulet” shpjegoi më tej ai./Shqiptarja.com

Related Posts

“Parashikohen 3 miliardë viktima”, Alfred Cako paralajmëron luftë bërthamore në 2025-ën!

Konspiracionit, Alfred Cako i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ka paralajmëruar luftëra të mëdha në vitin 2025. Sipas Cakos, përveç dy…

Aksident fatal në mesnatë në rrugën Korçë-Pogradec

Një person ka humbur jetën dhe një i dytë është plagosur në një aksident që ndodhi pak minuta më parë në juglindje të vendit. Ngjarja ndodhi në…

Për 6 orë 100 mijë ndjekës/ Si u bë viral fenomeni ‘Gjesti’ në Big Brother Vip Albania?

Gjesti është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Albania Vip 4. Ai ka hyrë menjëherë pas daljes nga Big Brotheri në Kosovë dhe duket…

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën shpresoj të jetë gjallë”/ Lala zbulon dëshmia tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin, i cili është…

“Nëse vazhdo kështu…”, Stresi bën paralajmërimin e fort për Gjestin

Reperi i njohur Stresi ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e Gjestit, të cilën ai e ka quajtur si një akt zhgënjimi. Në një postim të…

“I ka ngacmuar edhe motrat e tjera”/ Vrasja në Shkodër, gazetari: Viktima i prishi dy martesa motrës së autorit, dërgonte video…

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku u vra Ramazan Mataj nga Arjon Hasaj. Gazetari Eraldo…