Rrezik kibernetik? Qytetarja denoncon: Po marrin thirrje të dyshimta telefonike nga numra të huaj

Një situatë e pazakontë po ndodh prej datës 4 prill 2025 ku raportohet se disa qytetarë në Shqipëri janë telefonuar në mënyrë të dyshimtë nga numra të panjohur ndërkombëtarë.

Në redaksinë e JOQ Albania qytetarët raportojnë se pas thirrjeve kanë marrë mesazhe me kode verifikimi, veçanërisht për aplikacionin Viber, të cilat ata nuk i kanë kërkuar.

Në pamjet e dërguara nga një prej qytetarëve, shfaqen telefonata të panjohura nga vende si Singapor, Austri, Vietnam, Gjermani, Kore e Jugut, Zvicër, Norvegji, Itali dhe Filipine, të gjitha brenda një harku të shkurtër kohor. Kjo valë thirrjesh të dyshimta ka shkaktuar panik dhe konfuzion tek ata.

“Që prej mbrëmë familjarë dhe shoqëria jonë po marrim telefonata të çuditshme nga numra të huaj.Pas thirrjeve vijnë mesazhe me kode verifikimi për Viber, që nuk i kemi kërkuar fare! Kemi 4 telefona në shtëpi dhe të gjithë kanë të njëjtin problem prej 04.04.2025 deri më 05.04.2025”, shprehet një prej denoncueseve.

Çfarë mund të jetë kjo?

Kjo mund të jetë një tentativë mashtrimi apo sulmi kibernetik për të hyrë në llogaritë tuaja të komunikimit përmes kodeve të verifikimit që dërgohen në mënyrë automatike pasi keqbërësit kërkojnë qasjen në to.

Çfarë duhet të bëni?

-Mos ju përgjigjni thirrjeve të panjohura ndërkombëtare.

-Mos klikoni në asnjë link apo kod që ju vjen menjëherë pas thirrjeve.

-Mos fusni asnjë kod verifikimi në aplikacione nëse nuk i keni kërkuar vetë.

-Aktivizoni verifikimin me dy hapa në aplikacionet tuaja për të rritur sigurinë.

-Denonconi rastet pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apo policisë.

⚠ Kujdes: Mos u bëni viktimë e mashtrimeve kibernetike!

Related Posts

Lajm i keq per ata që kanë dollarë, ja cpo ndodh me euron dhe paundin

Sot, më 30 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.1 lekë dhe shitet me 87.3 lekë. Euro blihet me 98.3 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga zvicerane…

E FR*KSHME! Ngrohja globale, dalin hartat, zonat në Shqipëri që mund të fundosen nën ujë pas disa vitesh

Ideja që qytete të tëra të zhyten nën ujë mund të tingëllojë si komploti i filmit më të fundit fantastiko-shkencor. Por kjo mund të bëhet realitet në…

Kush është në listë? Shenjat e horoskopit që iu buzëqesh fati pas dekadës së tretë të jetës

Shumë njerëz besojnë se deri në moshën 30 ose 35 vjeç duhet ta kenë “rregulluar” jetën e tyre, të kenë gjetur punën që u përshtatet dhe marrëdhënien…

Cmendet cmimi i qershiave. Shikoni se sa shiten ne Tiranë

Nuk ka pasur ndonjeher nje cmim kaq te larte te qershiave. Te shiten 22 mije leke kilogrami eshte nje cmenduri. Ne te gjithe vendin cmimi i qershive…

E FR*KSHME! Qyteti që rrezikon ZHD*KJEN/ Si po zhytet me shpejtësi çdo vit me disa cm

Nju Orlins (New Orleans), qyteti historik amerikan në shtetin Luiziana, po përballet me rrezikun e zhytjes nën ujë deri në vitin 2050. Studime të fundit tregojnë se…

Inteligjenca artificiale ‘zëvendëson’ parashikimin e motit…/ Profesionet që rrezikohen më shumë nga ‘AI’

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale, rreziqet që mund…