Në pritje të ëmbël për herë të katërt? Reagon Diola Dosti

Diola Dosti, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe deklaratat e drejtpërdrejta, ka reaguar pas spekulimeve për një shtatzëni të katërt.

Thashethemet nisën nga një foto ku ajo shfaqet me duart mbi bark, por Diola ka sqaruar gjithçka në një prononcim për Prive.

“Unë nuk kam një ‘Bebe’ këtu, kam një avokado. E gjitha nisi nga një foto, por unë kam një gjë: pjesa më sensuale që mendoj se është në trupin e një njeriu është barku. Ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza. Nuk jam shtatzënë akoma,” tha ajo, duke shuar çdo aludim.

Nëna e përkushtuar e tre vajzave nuk e fsheh dashurinë për trupin e saj dhe momentet që kalon me familjen. “Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,” shtoi ajo.

Related Posts

Fituesi i BBVIP Albania shpallet ne ashensor

Edhe shumë pak momente na ndajnë nga shpallja e fituesit të Big Brother VIP Albania, ku në dyshën e fundit, sipas të gjitha sondazheve, mund të jenë…

Nisin urimet, reperi i njohur e uron Gjestin me fitore!

Sonte është nata finale e ‘Big Brother VIP Albania’ të edicionit të katërt, dhe finalistë njëri prej tyre është Gjesti. Me kalimin e ditëve në këtë reality…

Lotët e tradhtojnë Ledionin në natën finale

Sonte iu bë një surprizë Ledion Liços gjatë spektaklit live. U prezantuan me një klip momentet më të bukura dhe më të vështira të këtij formati. Derisa…

A do jetë Xheneta surprizë për Gjestin sonte në finale?

Sonte në natën finale të ‘Big Brother VIP Albania’ katër finalistët do të pranojnë surpriza nga më të ndryshmet. Kujtojmë se Gjestit gjatë qëndrimit të tij në…

Arbana & Alaudini “rikthehen” në BBVA: Ç’fshihet pas përfshirjes në finalen e madhe?

Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” nisi me një moment surprizë që rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut: një klip ku figura të njohura flisnin për ndikimin…

Laerti nuk ia falë Gjestit edhe në natën e finales

Ndërsa emocionet e prekjes së finishit janë kaq pranë, Laert Vasili, një nga katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 4, rrëfeu atë çka…