NGA SKANDALI NË SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia me prani pesticidi të rrezikshëm. “Dorëzohet” AKU: Janë shitur, nuk i bllokuam!

Me shpejtësi rrufe në media qarkulloi lajmi se mandarinat shqiptare u bllokuan në disa vende të BE-së, sepse përmbanin nivele të larta pesticidesh, por e kundërta ndodh kur vendet e BE-së fusin në tregun shqiptar fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme.

Te luleshtrydhet e importuara nga Greqia është konstatuar prania e mbetjes së pesticidit Hexythiazox, i cili konsiderohet me risk për shëndetin e njeriut.

Kontrollet e AKU-t në terren, pas analizave të kryera në ISUV, kanë faktuar se luleshtrydhet e importuara nga shteti grek kanë prani të pesticidit, që përbën risk për shëndetin e konsumatorëve.

Situata bëhet më alarmante edhe për vetë faktin që luleshtrydhet preferohen shumë nga fëmijët.

Në një kërkesë për informacion drejtuar AKU-t na bëhet me dije se subjekti importues është “Geri shpk” me aktivitet “Magazinë fruta-perime”.

Sipas AKU-t, subjekti e ka importuar produktin në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pra, teorikisht në bazë të çertifikatave shoqëruese, luleshtrydhja e importuar nga Greqia ishte konform rregullave dhe për konsum, por praktikisht nga analizat e ISUV rezultoi se ky produkt duhet të hiqej menjëherë nga tregu, sepse paraqiste rrezik.

Megjithatë inspektorët e AKU-t nuk arritën të minimizojnë rrezikun duke bllokuar luleshtrydhen, pasi e gjithë sasia e importuar rezultoi e shitur.

Në bazë të procedurave standarde kur një produkt dërgohet për t’u analizuar duhet të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave.

Në rastin konkret asnjë kilogram luleshtrydhe nuk rezultoi e bllokuar.

Efikasiteti i AKU-t duhet të qëndrojë në evidentimin e rasteve problematike dhe bllokimin e produkteve që paraqesin risk, pa u konsumuar nga qytetarët.

Më herët televizioni “Ora News” ka ngritur alarmin për shitjen e mishit të pulës së infektuar me salmonelë në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri.

Deri në momentin që është bërë bllokimi, në dyqanet “KFC” është shitur 1357 kg mish pule dhe sasia e bllokuar ishe vetëm 177 kg.

Edhe në rastin e ëmbëlsirave “Fruit Toffee” Mix 500g me prezencë të copave të metalit që janë tregtuar në Shqipëri, sipas burimeve zyrtare rezultoi se produkti nuk ka mundur të bllokohet dhe rezulton i shitur. Ora News

Related Posts

Fejesa me burrin e Arbana Osmanit, Rudina Dembacaj për ish-partnerin: Mua s’më vihet faj! Ndërro burrë, ndërro burrë…! Prapaskenat e përplasjet mes dy moderatoreve

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj, gjatë një intervistë ka rrëfyer disa detaje rreth fejesës së saj me ish-partnerin Eduart Grishaj, i cili është i martuar me moderatoren…

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit, një nga ta Valbona’/ Aldo: Laerti më inteligjenti

Regjisori Aldo Marku i dha fund aventurës së tij në “Big Brother VIP”. I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ai ndau mendimet e tij…

E fundit! Shembet çatia e një lokali, VD*SIN 98 persona! Mes të bllokuarve edhe këngëtari i njohur

Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane,…

Bill Gates tregon të vetmin profesion që Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë

“Inteligjenca Artificiale nuk është këtu për të marrë vendet e punës të programuesve, por për t’i transformuar ato. Ata që e adoptojnë si një mjet shtesë do…

Zhd*uket 25-vjeçarja në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Një vajzë 25-vjeçare me emrin Ejsi Gërxhi është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj, pasi ka humbur kontaktet me ta që prej mesditës së sotme në…

Italia/ Grevë 48 orëshe në të gjithë vendin, frikë për trazira dhe kaos

Italia futet në grevë, ndalesa 48-orëshe është zyrtare: shkollat ​​dhe puna ndalojnë në të gjithë vendin. Priten ndërprerje në sektorët e tjerë. Në ditët në vijim pritet…