Çon makinën për rregullim, mekaniku e përdor dhe bën aksident

TIRANË- Sait Ruçi tregon se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe “Audi”, që sot ndodhet në gjendje të mjerë.

“Unë quhen Sait Ruçi banoj dhe jetoj në Angli. Kam sjellë makinën këtu, kur kam ardhur me pushime. Makina m’u prish, e dërgova këtu në Tiranë në servis dhe më thanë që duhet të prisja sa ta rregullonte makinën. Unë u ktheva në vendin ku jetoj, kur kthehem përsëri në Shqipëri, shkoj tek servisi pyes për makinën më thonë që ka ndodhur një problem. Personi që punon në atë servis ka përdorur makinën pa dijeninë time dhe ka ndodhur një incident. Ka gërvishtur 2 makina të tjera me makinën time. E kishte marrë për llogari të vet, me sa pashë nga dokumentet që e kishin arrestuar në flagrancë, pashë që kishte lëvizur në gjendje të dehur punëtori i servisit. Në këtë rast është bllokuar makina ime”, tha denoncuesi.

Gjykata e Shkallës së Parë, përveçse dënoi me 1 muaj burg mekanikun, vendosi, që automjeti t’i kthehej menjëherë pronarit të ligjshëm, por autori i veprës e ankimoi vendimin e dënimit, pa pasur pretendime për kthimin e makinës.

“I jam drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të më rikthyer mjetin tim. Pasi çështja vazhdon në Apel, por unë nuk kam të bëj fare me çështjen e atij. Unë thjesht po kërkoj mjetin tim, që të më kthehet mua si pronari i makinës. Kam bërë kërkesën, por nuk kam marrë asnjë përgjigje ne lidhje me këtë çështje”, shton Sait Ruçi.

Por mesa duket, ankimimi është konsideruar në tërësi dhe pritet gjykimi në Apel. Avokati Arben Llangozi, bashkë me Saitin depozituan në Apel kërkesën për kthim të sendit, pa cenuar gjykimin për autorin e veprës./Tvklan.al

Related Posts

Prind i katër fëmijëve, ky është shqiptari që D0GJl veten dhe gruan brenda banesës në Zvicër!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër. 42-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38-vjeçare në Zvicër. Më pas,…

Zbulohen prapaskenat, ja ç’pritet të ndodhë në finalen e Big Brother VIP

Finalja e Big Brother VIP Albania 4 do të mbahet më 19 prill dhe këtë herë pritet të vijë me disa ndryshime. Ndryshe nga vitet e tjera,…

Tr*agjedi në Zvicër: Shqiptari dyshohet se vr*au gruan, i vuri fl*akën shtëpisë dhe u vetëv*ra – Katër fëmijë mbeten jetimë

Bernë, 11 prill 2025 – Një ngjarje tr agjike ka tr onditur komunitetin shqiptar dhe atë zviceran në fshatin Epagny (FR), pranë Château de Gruyères, ku dy…

Cfare ndodh trupit nese ha 1 veze cdo dite?! Dr. Matilda Cobo

Një vezë në ditë, një hap larg kardiologut! Studim i kryer tek gati gjysmë milion njerëz në Kinë sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë…

Del sondazhi, ja kush zgjidhet kryeministër nëse zgjedhjet mbahen këtë javë

Edi Rama ka mbeshtetjen me te madhe per kryeminister ne nje mandat te ri nese zgjedhjet do te mbaheshin kete jave. Një sondazh i “Sonketa” në bashkëpunim…

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri, nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për…