U konvertua në fenë islame? Sara Gjordeni sqaron ndjekësit, për martesën në xhami

Sara Gjordeni dhe Bardhi u martuan në xhami gjatë muajit të Ramazanit, duke respektuar traditat islame, besimit të të cilit i përket Bardhi. Sara, e cila është besimtare e krishterë-ortodokse, theksoi se toleranca e besimeve është ajo që e bën të veçantë lidhjen e tyre. Ajo shpjegoi se, megjithë kritikave për faktin se kishin fëmijë, ata ndoqën ritet sipas këshillës së hoxhës dhe nuk u shqetësuan nga opinionet e jashtme.

“Nuk ka rëndësi fare besimi i tjetrit, kur vjen puna tek rutina jonë tek dëshirat tona. Duket se e kemi respektin të instaluar tek njëri-tjetri, sa i përket besimit, nuk është se unë dhe Bardhi i kemi vendosur njëri-tjetrit rregulla që ‘shiko ti do të bësh këtë’ sepse besimi im nuk e toleron. Martesa në xhami sigurisht që ishte e çuditshme, unë nuk kam qenë asnjëherë në praninë e një hoxhe apo një xhamie, sigurisht kam kaluar koxha kohë me njerëz të besimit myslimanë, pasi nëna ime e ka komplet familjen që i përket këtij besimi, sigurisht kam parë Bardhin të falej apo të lexonte Kuran. E gjithë eksperienca ime ishte paqësore dhe më dha një ndjesi shumë të mirë”, pohon Sara.

Sara theksoi gjithashtu se martesa në xhami ishte një eksperiencë pozitive për të, pavarësisht se nuk kishte qenë ndonjëherë në një xhami më parë, dhe se e ka respektin për besimin mysliman. Ajo po ashtu sqaroi se nuk është konvertuar në fenë islame, pas aludimeve që u bënë pas fotografive të martesës. Më tej informon ndjekësit e saj që së shpejti nuk do të mungojë në programet televizive.

Related Posts

Bill Gates tregon të vetmin profesion që Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë

“Inteligjenca Artificiale nuk është këtu për të marrë vendet e punës të programuesve, por për t’i transformuar ato. Ata që e adoptojnë si një mjet shtesë do…

Zhd*uket 25-vjeçarja në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Një vajzë 25-vjeçare me emrin Ejsi Gërxhi është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj, pasi ka humbur kontaktet me ta që prej mesditës së sotme në…

Italia/ Grevë 48 orëshe në të gjithë vendin, frikë për trazira dhe kaos

Italia futet në grevë, ndalesa 48-orëshe është zyrtare: shkollat ​​dhe puna ndalojnë në të gjithë vendin. Priten ndërprerje në sektorët e tjerë. Në ditët në vijim pritet…

Filloi me fyerje që nuk thuhen në sy të një gruaje!’ Sh*erri fizik me Demaliaj, reagon Kujtim Gjuzi

IRANA- Kryetari i Partisë Konservatore, njëherësh anëtari i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Kujtim Gjuzi ka reaguar pas publikimit të një videoje ku ai sulmohet fizikisht nga opinionisti Ilir…

Luani, që për pak i mori jetën burrit, ndodhet në Zharrëz të Fierit. Policia do largojë kafshën nga banesa

Personat që shikoni në këtë video të bërë virale, janë pronari i luanit dhe miku i tij që kujdeset për ta ushqyer. Kafsha e rrezikshme që mbahet…

Gati për plazh, pastaj prapë xhupat! SHTANG sinoptikania: Deri në datë 20 prill pritet..

Keto dite po perjetojme vlera termike tipike te dimrit si shkak i anomalive të motit apo ndryshimit të klimes ne vendin tonë. Por cfarë na pret ne…