Kush i ‘mori’ dosjet e SPAK? Lala: Hakerimi vinte nga një zyrë në kullat kryesore të Tiranës

Teksa e cilësoi situatën më mafioze të ndodhur në këtë institucion, gazetarja Klodiana Lala dha ca detaje më shumë sa i takon publikimit të disa dosjeve të SPAK. Në studion e “Opinion”, ajo tha se ka dyshime të forta për hakerim, duke shtuar se është ndërhyrë në kompjuterët e 3 prokurorëve.

“Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra.”

Sipas Lalës, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion Altin Dumani.

“Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera.“

Gazetarja shtoi se përmes gjurmimit të celularëve është zbuluar se në kryeqytet ekziston një zyrë hakerimi.

“Prokurorët përmes gjurmimit të celularëve kanë arrestuar në Kamzë Zambak Gjonin dhe më pas Arnold Rrokajn. Përmes gjurmimi të celularëve, ata kanë arritur të kuptojnë që hakerimi vinte nga një zyrë që ishtë në një nga kullat kryesore të Tiranës. Zyrë hakerimi! Ka dyshime që ka pasur edhe bashkëpunëtorë nga brenda. Kanë arritur përmes gjurmimit të celularëve, se kanë ndodhur brenda 24 orëve, kanë arritur të arrestojnë 2 personat. Janë ndaluar në flagrancë, u janë kapur celularët dhe u janë gjetur pajisje që përdoren për përgjim e hakerim. Dy janë sfidat kryesore, së pari kanë dalë të dhënat e një politikani, biznesmeni dhe një gruaje në administratë”, tha ajo.

“SPAK ka bërë një inventar, ka pasur mbledhje urgjente me prokurorët. Ka një dyshim tjetër, që përveçse do përdoreshin për shantazh në prag fushate, po shihet mos ka pasur edhe ndërhyrje se janë PDF”, përfundoi Lala.

Related Posts

Publikohet promo e BBVA,e HABITSHME çfarë pritet të ndodhë pas pak ne BBVIP…?

BBVA ka publikuar para disa minutash promon e Prime-it të radhës, që do të mbahet pak ore me vone. Vëmendjen merr përplasja mes Gjestit dhe Laertit. Dilema…

“Kandidatët për deputetë nën lupën e SPAK”/ Gazetari plas ‘b*mbën’: Ja emrat nën hetim

SPAK ka vendosur nën verifikim kandidatët për deputetë në listat e partive politike, që garojnë në zgjedhjet e 11 majit, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit për…

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur vlonjate

Një tjetër pasuri e kinematografisë dhe skenës shqiptare është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për Meliha Ferrën, aktoren dhe themeluesen e estradës profesioniste të Vlorës e cila…

‘Kam hakeruar telefona’! Detektivja private rrëfen rastet: Partneret më kërkuan…

Detektivja private Shkenda Lili ja rrëfyer detaje në lidhje me investigimet që kryen në zyrën e saj. Ajo u shpreh se ka arritur të hakerojë telefona që…

Pas lindjes së fëmijës së tretë nëna 36-vjecare diagnostikohet me ka*ncer dhe tregon shenjat e para

Nje nene 36 vjecare eshte diagnostikuar me kancer te zorres se trashe por ne fillim mjeket e nenglizhuan pasi ajo disa muaj me pare kishte lindur femijen…

Pas një be*teje me ka*ncerin, ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori i njohur

Aktori Jay North, vdiq në moshën 73-vjeçare. Aktori u bë i famshëm përmes serialit CBS me të njëjtin emër, ” Dennis the Menace”, si dhe luajti në…