‘Më përzuri nga shtëpia kur humbëm fëmijët!’ Martesa e shk*atërruar nga alk*ooli dhe tr*adhtia

Një histori rrëqethëse e sakrificës dhe dhimbjes u rrëfye këtë të diel në emisionin “Ka Një Mesazh Për Ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Dea, një grua që ka përjetuar humbjen më të madhe të një nëne, ndau historinë e saj tronditëse mbi martesën e vështirë, dhunën psikologjike dhe braktisjen.

E rritur në një familje të madhe me një nënë të vetme që kujdesej për gjashtë fëmijët, Dea mendonte se kishte gjetur strehën e saj kur u martua në vitin 1985. Por realiteti ishte ndryshe. Bashkëshorti i saj ishte i dhënë pas alkoolit dhe kishte marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa ajo përpiqej të mbronte fëmijët nga e vërteta e dhimbshme.

Tragjedia goditi familjen në vitin 2003, kur vajza e tyre, Era, ndërroi jetë në moshën 14-vjeçare nga një gjendje e rëndë gripale. Disa vite më vonë, djali i tyre, Sildi, humbi jetën nga një atak kardiak në moshën 20-vjeçare. Në vend që të ishte mbështetje për të shoqen, burri i Deas e përzuri nga shtëpia, duke i kërkuar të largohej ose të qëndronte si shërbëtore për të dhe për gruan e re që planifikonte të merrte.

“E dija që më tradhtonte, por në momentin kur më duhej më shumë mbështetja e tij, ai më nxori në rrugë bashkë me nënën time të sëmurë,” tregon Dea. Për vite të tëra ajo sakrifikoi gjithçka për familjen, por në fund mbeti pa strehë dhe mbështetje.

Historia e saj ka prekur thellë shikuesit, duke sjellë në vëmendje vështirësitë dhe padrejtësitë me të cilat përballen gratë në situata të ngjashme.

Related Posts

Produksioni ishte në dijeni se Jozi do ta g’odiste Gjestin, por pse nuk morën masa? (Video)

Një deklaratë e fortë ka dalë në dritë lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”. I ftuar në një…

Habit gjin*kologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në men*pauzë. Është ulur pragu i..

Vajzat 26 vjec, po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu pas Covid19 eshte shprehur Dr. Enriketa Kroi , Mjeke obsteter-gjinekologe. Ajo eshte shprehur se eshte ulur shume…

Kinezët krijojnë kamerën më të fuqishme spiune: Fytyrat të dukshme nga hapësira

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar kamera të reja të bazuara në teknologjinë lazer që lejojnë imazhe me rezolucion milimetrik në distanca më të mëdha se 100 kilometra. Kjo…

DOKUMENTI/ RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin…

“Gjesti e PËRDOR Eglin, i ka dhënë shpresa për lojë” Arsida BBVA zbulon çfarë ndodh në momentet e “pa transmetuara”

FOTO/ Jozi i jep ‘g*ditjen’ dhe Loredanës? Ish-banori prezanton partneren e tij të re

Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami….