14-vjeçari krijon aplikacionin që zbulon sëmundjet e zemrës për vetëm 7 sekonda

Një nxënës indian që jeton në SHBA, Siddharth Nandyala, vetëm 14 vjeç, ka zhvilluar një aplikacion të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ‘CircadiaV’, i cili mund të zbulojë sëmundjet e zemrës brenda vetëm shtatë sekondave.

I impresionuar nga kjo arritje, kryeministri i Andhra Pradesh, N. Chandrababu Naidu, e ftoi Siddharthin në zyrën e tij për të diskutuar mbi aplikacionin dhe veçoritë e tij.

Babai i Siddharthit, Mahesh, me origjinë nga Anantapur, u shpërngul në SHBA në vitin 2010. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit, ata u shoqëruan nga ministri i Shëndetësisë, Satya Kumar Yadav.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Siddharth është një sipërmarrës i ri në fushën e teknologjisë dhe themelues i STEM IT, një iniciativë që promovon edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në mbarë botën. Ai ndihmon studentët të mësojnë rreth kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i frymëzuar ata të përdorin teknologjinë për inovacion.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, kryeministri Naidu shkroi:

“Ky 14-vjeçar e ka bërë më të lehtë zbulimin e problemeve të zemrës! Jam i lumtur që takova Siddharth Nandyala, një entuziast të ri të AI nga Dallas, i cili është gjithashtu profesionisti më i ri në botë i certifikuar për inteligjencën artificiale, me çertifikime nga Oracle dhe ARM.”

Ai shtoi se aplikacioni Circadian AI përfaqëson një arritje të rëndësishme mjekësore, duke zbuluar sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet regjistrimeve të tingujve të zemrës nga telefoni. Me një saktësi mbi 96%, teknologjia e tij është testuar mbi 15,000 pacientë në SHBA dhe 700 pacientë në Indi, përfshirë edhe në GGH Guntur.

“Jam shumë i impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Siddharthit për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzimit. Në një moshë kaq të re, ai është një frymëzim për të gjithë ne. E inkurajoj me gjithë zemër të ndjekë pasionin e tij për teknologjinë mjekësore dhe i siguroj mbështetjen tonë të plotë në çdo përpjekje të tij,” theksoi Naidu.

Related Posts

Policia greke zbardh at*ntatin ndaj dy shqiptarëve në Greqi. U porosit nga..

Policia greke ka arritur të zbardhë një atentat të ndodhur në 23 shtator të një viti më parë në Athinë, ku mbetën të plagosur me armë dy…

Zbulohet se kush i mori jєten 22 vjєcares shqiptare ne Itali

Policia italiane ka arrestuar të dashurin filipinez të studentes shqiptare, Ilaria Sula e cila u gjet e v rarë me thikë mëngjesin e sotëm dhe e hedhur…

Ndryshon sërisht kursi i këmbimit valutor ditën e sotme 2 prill

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi ia thotë troç Eglit: Nuk e pranojnë Gjestin sepse…

Jozi ka diskutuar me Eglin për qëndrimin e saj ndaj Gjestit. Jozi: Qëndrimi jot që mban ndaj shkatërrimtarit të figurës tënde ku është? Egli: Ja kam thënë…

Surpriza dhe fat në dashuri! Tre shenjat e horoskopit që do të marrin lajmet më të mira të jetës së tyre gjatë muajit Prill

Çdo fillim muaji sjell me vete një rinovim energjie dhe mundësinë për ndryshime të rëndësishme në jetën e njerëzve. Prilli 2025 nuk do të jetë përjashtim dhe…

Ilaria Sula u vr*a nga i dashuri filipinas? Si e ‘tradhtoi’ telefoni të riun: Pas ‘zh*duki’ trupin ma*shtroi familjarët duke…

22-vjeçarja Ilaria Sula pati një fund tragjik, teksa u gjet e vdekur në Itali. Ajo ishte zhdukur më 25 mars, teksa mëngjesin e sotëm u raportua se…