E PAZAKONTË! Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus.

Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë rezerva të domosdoshme për të mbijetuar të paktën 72 orë në rast krize, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë dhe peizazhi gjeopolitik gjithnjë e më i pasigurt e kanë shtyrë bllokun të ndërmarrë hapa të rinj për të rritur sigurinë e tij.

Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë, pandemia e Covid-19 që nxori në pah mungesën e aftësisë për t’iu përgjigjur krizave dhe qëndrimi armiqësor i administratës Trump ndaj Evropës e kanë detyruar kontinentin të rishqyrtojë dobësitë e tij dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë.

Nisma e re vjen në një kohë kur agjencitë evropiane të inteligjencës paralajmërojnë se Rusia mund të sulmojë një shtet anëtar të BE-së brenda tre deri në pesë vjetëve të ardhshëm. Këtyre rreziqeve u shtohen edhe kërcënime natyrore si përmbytjet dhe zjarret, të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, si dhe rreziqe shoqërore si krizat financiare.

Evropa po përballet me kërcënime të shtuara, “përfshirë mundësinë e një agresioni të armatosur kundër shteteve anëtare”, paralajmëroi të mërkurën Komisioni Evropian, teksa publikoi një plan me 30 hapa për 27 kryeqytetet e BE-së për të rritur gatishmërinë dhe masat e zbutjes së krizave.

“Realitetet e reja kërkojnë një nivel të ri gatishmërie në Evropë,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Qytetarët tanë, shtetet tona anëtare dhe bizneset tona kanë nevojë për mjetet e duhura për të vepruar, si për të parandaluar krizat, ashtu edhe për të reaguar me shpejtësi kur ndodh një fatkeqësi.”

Nisma e Brukselit, e cila përfshin si hapa konkretë që duhen ndërmarrë nga ekzekutivi i BE-së, ashtu edhe sugjerime jolegjislative për kryeqytetet kombëtare, është frymëzuar nga politikat e vjetra të reagimit ndaj krizave në vende si Finlanda, Suedia dhe Belgjika.

Ajo është pjesërisht e krijuar si një thirrje zgjimi për disa kryeqytete që nuk kanë aftësi të mjaftueshme për t’iu përgjigjur krizave.

Përveç inkurajimit të publikut për të ndërmarrë masa praktike, si ruajtja e rezervave të domosdoshme për të paktën 72 orë në raste emergjencash, Komisioni propozon krijimin e një “qendre krize të BE-së” për të bashkërenduar reagimet ndërkufitare.

Gjithashtu, kërkohet një “ruajtje më e madhe e pajisjeve dhe materialeve kritike” dhe masa për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve si kujdesi shëndetësor, furnizimi me ujë dhe telekomunikacioni në rast konflikti ose fatkeqësie.

Kjo nismë vjen pas paralajmërimeve të Sauli Niinistö, ish-presidentit të Finlandës, në një raport të porositur nga BE-ja dhe publikuar në tetor, ku theksohej se Evropa e kishte marrë sigurinë e saj si të mirëqenë që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe tani ishte e cenueshme.

“Po përballemi me një numër gjithnjë e më të madh sfidash të sigurisë së jashtme dhe një rritje të sulmeve hibride,” tha Kaja Kallas, nënkryetarja e Komisionit për politikën e jashtme dhe të sigurisë. “Është e qartë se Evropa duhet të jetë më e fortë në të gjitha frontet dhe në çdo nivel të shoqërisë. Gjithmonë është më mirë të parandalosh krizat sesa të përballesh me pasojat e tyre.”/ monitor

Related Posts

PAMJE VIRALE/ Cfarë ndodhi gjatë natës në BBVA? Jozi frikëson banorët (Video)

Ferma Vip nis me incidente! Lopa shqyen derën, rrezikohen fermerët (Video)

Sezoni i dytë i “Ferma VIP” nisi mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e Luana Vjollcës, me opinionistët Inida Gjata (Zhaku) dhe Kastro Zizo, si dhe Albano Bogdon…

Gjesti dhe Egli të ‘PERVELUAR’, flasin me njëri-tjetrin ‘Më merr malli të të kem në krevat dhe të…’

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të njëjtin…

Gjesti nuk di të ndalet, vendos të ‘TALLET’ në këtë mënyrë kësaj here me Eglin!

E teksa sot është “Dita e Gënjeshtrave” e të gjithë mendojnë se kush do jetë “preja” e tyre, edhe Gjesti ka bërë planet e tij. Ai në…

Gerta po ushqehej, Laerti i merr pjatën nga duart! Ndodh ajo që nuk pritej, kjo VIDEO po ‘ALARMON’ rrjetin

Një moment tensioni mes Laert Vasilit dhe Gerta Gixharit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 po bën bujë në rrjetet sociale. Në një video të…

“Mësuesja bleu 100 mijë lekë rroba dhe s’mi ktheu paratë kurrë”

Një qytetare nga Durrësi ka denoncuar publikisht një rast mashtrimi nga një kliente, e cila rezulton të jetë mësuese në këtë qytet. Sipas denoncimit, më 7 tetor…