Divorci me Metën, Kryemadhi tregon shkakun

TIRANË – Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur këtë të enjte për divorcin e saj me presidentin e PL-së, ilir Meta. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi thotë se as ajo vetë nuk është e qartë përse Ilir Meta kërkoi divorcin.

Kryemadhi u shpreh se mendon që shkak i divorcit mes saj dhe Metës ka qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019. Sipas Monika Kryemadhit, konflikti për çështjen e mandateve mund të jetë shkaktari edhe për shkatërrimin e martesës së saj me Ilir Metën. Kujtojmë se në atë periudhë, Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës.

Sa i përket djegies së mandateve, që mesa duket ka prekur edhe martesën e saj, deputetja Kryemadhi bën fajtor edhe Lulzim Bashën si drejtues i opozitës në atë kohë, i cili mori garanci për mbështetje nga Gjermania pas aktit ekstrem politik të djegies së mandateve në bllok.

Pjesë nga intervista

Monika Kryemadhi: Me sa kam dëgjuar ka qenë djegia e mandateve. Ilir Meta ka qenë në Gjermani, mandatin do ta digjja vetëm unë, ndërkohë pjesa tjetër e kërkuan edhe ata. Mos harrojmë edhe garancinë që erdhi nga z.Basha që do dilte Kancelarja gjermane në atë kohë, do ishte ajo që do mbështeste opozitën në djegien e mandateve për të çiar vendin…sepse ishin disa procedura që për hir të së vërtetës kishin ndodhur shumë shkelje ligjore në mënyrë flagrante nga mazhoranca në atë kohë dhe e vetmja mënyrë në atë kohë që ishte reaguese ishte edhe djegia e mandateve për të vendosur në një pozicion me shpatulla pas muri Edi Ramën. Që faktikisht vendosi Edi Rama opozitën me shpatulla pas muri.

Blendi Fevziu: Në aspektin politik i bie që z.Basha ju paska thënë diçka që duhet të jesh super naiv “ta hash”, që Kancelarja gjermane del dhe përshëndet djegie mandatesh, kurse në aspektin personal z.Basha qenka shkaku i divorcit tuaj me z.Meta.

Monika Kryemadhi: Kjo është konfliktet politike që çuan drejt një pamundësie të bashkëjetesës familjare.

Blendi Fevziu: Ka ditur gjë apo jo Ilir Meta?

Monika Kryemadhi: Jo, ka ditur vetëm për mandatin tim. Z.Basha në atë kohë dhe jo vetëm Basha por dhe shumë anëtarë të PD, deputetë apo ish-deputetë që janë sot tek z.Berisha apo në PD, kanë qenë njerëzit kryesorë të cilët kanë mbajtur kontaktet me CDU-në në atë kohë. Unë kam qenë për hyrje në zgjedhjet lokale, por gjithë ambienti politik thoshte mos hyjmë. CDU ishte ajo që i kërkoi Ilir Metës në atë kohë të bënte ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale. Ka pasur ndërhyrje nga jashtë për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve. Se si ka qenë kjo ndërhyrje, kjo është për t’u parë që për mua kërkon investigim zyrtar. Kjo do t’i vijë në një kohë të dytë. Në këndvështrimin tim, sjellja e z.Basha ishte e shitur.

Related Posts

PAMJE VIRALE/ Cfarë ndodhi gjatë natës në BBVA? Jozi frikëson banorët (Video)

Ferma Vip nis me incidente! Lopa shqyen derën, rrezikohen fermerët (Video)

Sezoni i dytë i “Ferma VIP” nisi mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e Luana Vjollcës, me opinionistët Inida Gjata (Zhaku) dhe Kastro Zizo, si dhe Albano Bogdon…

Gjesti dhe Egli të ‘PERVELUAR’, flasin me njëri-tjetrin ‘Më merr malli të të kem në krevat dhe të…’

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të njëjtin…

Gjesti nuk di të ndalet, vendos të ‘TALLET’ në këtë mënyrë kësaj here me Eglin!

E teksa sot është “Dita e Gënjeshtrave” e të gjithë mendojnë se kush do jetë “preja” e tyre, edhe Gjesti ka bërë planet e tij. Ai në…

Gerta po ushqehej, Laerti i merr pjatën nga duart! Ndodh ajo që nuk pritej, kjo VIDEO po ‘ALARMON’ rrjetin

Një moment tensioni mes Laert Vasilit dhe Gerta Gixharit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 po bën bujë në rrjetet sociale. Në një video të…

“Mësuesja bleu 100 mijë lekë rroba dhe s’mi ktheu paratë kurrë”

Një qytetare nga Durrësi ka denoncuar publikisht një rast mashtrimi nga një kliente, e cila rezulton të jetë mësuese në këtë qytet. Sipas denoncimit, më 7 tetor…