Shteti në sfidë me αrмët pa leje, katër viktiмa brenda tri ditësh

Kosova po përballet me një rritje alarmante të rasteve të armëmbajtjeve pa leje, një fenomen që po ndikon në sigurinë publike. Nga përdorimi i armëve ilegale, në ditët e fundit, katër persona kanë mbetur të vdekur, tre në Vushtrri brenda 24 orëve dhe një në Prishtinë. Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje.

Më 23 mars, Ardit Zymeri, 19-vjeçar u vra në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Po në Vushtrri, një ditë më vonë Arsim Morina vrau ish punëtoren e tij 42-vjeçare dhemë pas vrau veten.

Ndërkaq, mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi u vra në Prishtinë, ndërkaq Miftar Miftari mbeti i plagosur, nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Autoritetet e rendit kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e vrasjeve që ndodhën ditët e fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë u regjistruan 17 vrasje, ndërkaq më 2023 u regjistruan 29 të tilla. Ekspertët e fushës së sigurisë thonë se numri i vrasjeve tregon se çështja e armëmbajtjes është bërë alarmante, duke kërkuar që të kenë një qasje më gjithëpërfshirëse, përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e armëve.

Në Kosovë ka ligj për pajisjen me leje për armë, që përcakton se kush dhe nën çfarë kushtesh mund të pajiset me armë zjarri. Ligjet po ashtu parashohin dënime me gjoba dhe me burgim për poseduesit e armëve pa leje.

Related Posts

Ndryshon drastikisht moti, çfarë na pret nga SOT deri ditën e hënë sipas sinoptikanes Tanja Porja

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, per 5 ditët në vijim pritet nje rritje graduale e temperaturave nga dita e enjte deri ditën e hënë. Normalizimi i temperaturave per…

Hëna rozë e prillit: Këto janë 3 shenjat e horoskopit që preken më shumë

Të shtunën, më 12 prill, Hëna Rozë do të ndriçojë qiellin. Sipas astrologëve, tre shenja të horoskopit do të preken më së shumti. Hëna zhvillohet në shenjën…

Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!

sh-banorja, Valbona Mhilli, ka reaguar publikisht për zhvillimet më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke mbështetur hapur konkurrentin Jozefin Marku. Gazetarja ka bërë…

E pazakontë në Durrës: Ja çfarë solli kroçera me 200 gjermanë në qytet!

Ka mbërritur mëngjesin e sotëm nga Greqia dhe është ankoruar në portin e Vlorës anija kroçere M/V HAMBURG . Në bordin e saj kanë zbarkuar në Vlorë…

“Aksident i fr*ikshëm në autostradë! Dy makina përpl*asen – fati i shoferëve në pikëpyetje!”

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën por fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme…

“Gjesti dhe Egli bashkë sërish? Video që po ‘çmend’ rrjetin!”

Teksa finalja e madhe po afrohet, marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Dyshja janë parë tepër të afërt gjatë ditëve të…