LAJM I MIRE KUSH I KA! Euro forcohet ndaj Lekut, arrin nivelin më të lartë në dy muaj!

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 99.68 lekë, në rritje me 0.91 krahasuar me të mërkurën. Niveli i sotëm i kursit të Euros është më i larti që prej fundit të muajit janar.

Rritjet e forta ditore të kursit të Euros janë tipike për momentet kur tregu shfaq një kërkesë të madhe dhe të përqendruar për të blerë valutë. Kjo vjen zakonisht për shkak të kërkesës nga shoqëri tregtare ose në raste më të rralla për nevoja të vetë bankave.

Një vit më parë, pikërisht në 27 mars, Euro shfaqi një rritje të ngjashme madje edhe më të lartë, me një 1.7 pikë brenda një dite. Në atë rast, rritja erdhi për shkak të blerjeve të mëdha nga njëra prej bankave të sektorit, për të shpërndarë dividendin vjetor për aksionerin e saj.

Burime nga tregu valutor shprehen se praktikisht e njëjta gjë po ndodh edhe këtë vit. Sipas tyre, në treg nuk ka një kërkesë me bazë të gjerë për valutë që të paralajmërojë rritje të qëndrueshme dhe strukturore të kursit të këmbimit të Euros. E gjithë kërkesa për valutë ka ardhur nga një bankë e vetme e sektorit, që ka realizuar blerje në një shumë të madhe.

Ekspertët shpjegojnë se situata të tilla krijohen për shkak të përmasave të vogla dhe cektësisë së tregut valutor në vend. Gjithashtu, në periudhat pranë fundit të muajit kalendarik, shumica e bankave nuk janë shumë të predispozuara për të shitur valutë në shuma të mëdha, për shmangur pozicione të hapura në valutë përtej limiteve të lejuara rregullatore. Edhe ky faktor e bën më të fortë impaktin e kërkesave të mëdha në ditët e fundit të muajit.

Ekspertët mendojnë se gjasat janë që kjo rritje e kursit të amortizohet nga tregu në harkun e pak ditëve dhe kursi Euro-Lek do të bjerë gradualisht pranë niveleve të mëparshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën.

Në periudhën janar-shkurt, kursi i këmbimit euro-lek shënoi një korrektim të lehtë në rrijte nga nivelet e fundit të vitit të kaluar. Kjo mund të shpjegohet me flukse disi më të ulëta valutore hyrëse në këtë sezon të vitit, por nga ana tjetër edhe me rritjen e ndjeshme të ofertës së lekut, për shkak të shpenzimeve të mëdha qeveritare në fund të muajit dhjetor./Monitor

Related Posts

Nëse jeni vetëm, ka gjasa të hidhen hapat e para drejt një dashurie romaneske – Horoskopi, e Hënë 7 Prill 2025

Dashi Ndikimi i Uranit do jete mjaft negativ sot për jetën tuaj ne çift. Do jeni shume konfuze dhe nuk do jeni te sigurte nëse doni ende…

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë kuptimin e emrit të djalit

Një moment i paharrueshëm ka shënuar fillimin e një kapitulli të ri në jetën e çiftit të njohur të muzikës shqiptare, Venera Lumani dhe Lind Islami, të…

E papritur/ Finalja e BBVA nuk do të mbahet në një studio

Në puntatën e sotme të “Fan Club”, Heidi Baci ndau disa informacione që kanë ngjallur interes të madh tek ndjekësit e Big Brother VIP Albania. Ajo konfirmoi…

E PAPRITUR! Gjesti vendos te largohet nga Big Brother, nuk ka shanse më, do zbuloj cpo bëjnë

Pas shpalljes së Rozana Radit si finalistja e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, dhe zgjedhjes së dy banorëve të tjerë – Egli Tako…

PL*S KEQ në Big Brother! Gjesti thërret ‘Allahu A…’ por Laerti e s*lmon ashper! Ahmed Kalaja ben reagimin e fortë

Me afrimin e finales së Big Brother VIP Albania (19 prill), tensionet në shtëpinë e spektaklit janë në kulmin e tyre. Sot, një debat i fortë ndodhi…

Ndryshim drastik i motit. Ja si pritet te jetë moti sot

Sipas parashikimeve te SHMU, dita e Hënë, 7 prill 2025, pritet të jetë me mot të qëndrueshëm. Era pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut…