Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel/ Musta për përdh**imin e 15-vjeçares: Degjenerim i familjes

Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në qytetin e Vlorës ku Rinald Rakipaj ra në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie s eksu ale me një 15-vjeçare.

Gazetarja Aulona Musta e cila ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë. Sipas saj sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie.

“Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra-tjetra. Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç nuk bëhej fjalë, 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja. Ok po marr në telefon thoshte mamin e shoqës do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht. Këtu fillon problemi sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogë se nuk është kompetenca ime. Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, tha Aulona per Top Channel.

Ngjarja e rëndë
Më 25 mars një 40-vjeçar ra në prangat e bluve të Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s eks uale me një të mitur. Madje, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ky shtetas dyshohet se bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Ka qenë nëna e 15-vjeçares e cila u abuzua s eksua lisht nga 40-vjeçari Rinald Rakipaj ajo e cila ngriti alarmin në polici. Fillimisht ishte vetë e mitura ajo e cila i tregoi të ëmës gabimin që kishte bërë, personat që ishin të përfshirë në këtë ngjarje dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma së bashku të bijën shkuan në Komisariatin e Vlorës ku dhe denoncuan 40-vjeçarin.

Menjëherë policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e këtij shtetasi. Ndërsa, sa i përket mënyrës si rrodhi ngjarja mësohet se 15-vjeçarja së bashku me dy shoqet e saj kishin shkuar me dëshirën e tyre në një hotel në Vlorë.

Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj. Më pas ky i fundit ka bindur të miturën që të marrë me vete në hotel edhe dy shoqet e saj.

Të shtyra nga kureshtja, vajzat e mitur, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj së bashku me 15-vjeçaren, janë ndarë nga grupi dhe kanë shkuar në një tjetër dhomë ku dhe dyshohet se 40-vjeçari ka abuzuar se ksu alisht me vajzën e mitur.

Ndërkohë, vlen të theksohet se shoku i Rakipajt, 33-vjeçari me ininciale F.Q, qëndroi në dhomë me dy vajzat e tjera duke vijuar të konsumonin lëndë narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin, ndërkohë që ka proceduar penalisht shokun e tij. Para grupit hetimor Rakipaj fillimisht nuk ka pranuar fajin, por gjatë marrjes në pyetje “u dorëzua” para efektivëve dhe tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai pranoi se me një prej vajzave kishte komunikim prej kohësh dhe se të mitura kishin shkuar në hotel me dëshirën e tyre. Madje, sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, 15-vjeçarja kishte pranuar të kryente marrëdhënie s eksu ale me dëshirë.

Related Posts

Cpo ndodh me Silvana Braçen, e larguar prej vitesh, dicka e madhe ka ndodhur ne jeten e saj

Silvana Braçe një nga figurat më të dashura të medias sonë, ndonëse nuk është më pjesë e medias ajo është ende shumë aktive. E kjo nuk ka…

Po tentonte t’i arratisej policisë, reperi i njohur humb jetën në ak*sident

Reperi i njohur, Young Scooter, 39 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta. Sipas autoriteteve, ai pësoi një…

Shkova për t’u depiIuar dhe më d’ogjën me lazer: Dh*mbje e tm’errshme dhe papërgjegjshmëri

Një qytetare nga Korça ka denoncuar një klinikë estetike në Korçë pasi trajtimi me lazer nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe ajo ka pësuar djegie të…

Pronari i rulotit është kthyer në tmerrin e lagjes!

Banorët e Rrugës “Gjon Kastrioti”, Laprakë, kanë denoncuar një individ të cilin e akuzojnë për parkim të paligjshëm dhe sjellje agresive. Sipas tyre, ky person ka parkuar…

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 prill 2025

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë përgjithësisht pozitive, ku do të ndiheni më të fortë, aq sa do të kërkoni me zë të lartë sqarime lidhur…

Gjenden 3 mijë litra karburant në ishullin e Sazanit, dyshohet për t’rafikim të..

Policia kufitare e Vlorës, arrin të parandalojë një rast të dyshuar të trafikut të lëndëve nar kotike. Pas marrjes së informacionit për një mjet të dyshuar që…