Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë.
Bëhet fjalë për njjë konflikt të ashpër mes disa personave ku për rrjedhojë u raportua për një viktimë e një të plagosur.
Ditën e sotme mediat kosovare kanë nxjerrë në pah një detaj të ri.
Sipas gazetës Demos në një video të siguruar nga vendi i ngjarjes është vënë re se prezent ka qenë dhe ish-banori i “BBVK”, Naim Xuxi Bunjaku.
Në pamjet e siguruara dëgjohet dikush teksa thotë: O Xux a je mirë?
Kjo video ka ngritur aludimet se ish-banori mund të ketë qenë përfshirë në ngjarje.