Zgjedhjet e 11 Majit/ Lala: Kandidatët për deputet, emra të panjohur që i mbështet kr*imi, ja qarqet problematike

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje. E ftuar në një emision Lala tha se krimi është i tërhequr dhe jo në sipërfaqje në këto zgjedhje, por deklaroi se në disa qarqe bandat kanë kandidatët e tyre që mbështesin.

“Mendoj se nëse një parti politike hyn në zgjedhje me një kandidat që nesër potencialisht mund të ndëshkohet nga ligji, mund të jetë një barrë e madhe për ta. KQZ ka dërguar për hetim të thelluar 16 kandidatë, kryesisht nga partitë e vogla, por vërej se dy janë shqetësimet. Kandidatët që janë ose nën akuzë, ose nën hetim. Janë kryesisht në dy kampet kryesore PS dhe PD. Një problematikë që shoh ka të bëjë me emra të panjohur, që duken si pa probleme por në verifikime të thelluara, ka të dhëna të arsyeshme që na bëjnë me dije se janë të mbështetur nga krimi. Në Durrës një pjesë e kandidatëve janë mbështetur nga Xhevdet Troplini. Ka në listë emra të kandidatëve, që mbështeten nga Vangjush Dako, që ka patur probleme me drejtësinë. E njëjta gjë në qytetet e tjera.

Pëse nuk duhet të jenë?

Po ta nisim te PD, vetë zoti Berisha, edhe pse nuk pengohet nga ligji i dekriminalizimit, por nuk duhet ti ngarkohë partisë një barrë të madhe, sepse është në konflikt me ligjin, të kishte emra t paskeduar PD. E njëjta për zotin Meta, që është i arrestuar. Nëse mund të ndodhë të marrë dënim të formës së prerë. Te PS lista është e gjatë. Olta Xhaçka është nën hetim, Ceno Klosi, Plarent Ndreca është zyrtarisht nën akuzë. Janë një sërë kandidatësh që mund ti ngarkojnë me barrë PS-në, për sa kohë kanë dyshime të arsyeshme për dënim fajësie të nesërmen.

Problematik është edhe Elbasani, listat duken të pastra por kur gërmon lidhjet e tyre, një pjesë e kandidatëve të mazhorancës janë të lidhur me krimin, që është i tërhequr por ushtron ndikim”, tha Lala.
Lidhur me kandidatët për të cilët KQZ ka kërkuar hetimet nga prokuroria, Lala tha se janë kryesisht për çështje jo me shumë rëndësi, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë nga partitë e vogla dhe me shanse minimale për t’u bërë deputetë.

“16 kandidatë për të cilët KQZ ka kërkuar nga prokuroria të bëhet hetim i thelluar. Janë të disa partive të vogla, Lapajt, Shabanit, Qorit, Tom Doshit e me rradhë.

Të gjithë i kanë deklaruar rekordet jashtë vendit. 7 prej tyre kanë deklaruar se janë debuar nga një vend i BE-së. Një tjetër rezulton i dënuar per vjedhje dhe ka të tjerë të dënuar me masë administrative. Hetimi zgjat një kohë të gjatë. Ka të tjerë që nuk i prek ligji i dekriminalizimit, siç është gjoba për tejkalim shpejtësie e me rradhë.

Po ta kapësh matematikisht, të gjithë emrat është vështirë të jenë nesër deputetë, sepse janë të panjohur dhe më shumë për të mbushur lista në atë që e quajnë si lista të hapura. Pra, nuk më shqetëson fakti i këtyre, por që krimi i organizuar ka mbështetur kandidatë që nesër mund të jenë në Kuvend. Pra vijoj të shkoj te pika zero, që këto të dyja janë problematikat më të mëdha. Se si KQZ apo SPAK do të arrijë të merret me këto kandidatë apo tentativët për të blerë vota, kjo mbetet për t’u parë. Kjo për 16 kandidatët është formalitet”, tha Lala.

Related Posts

NEW H0T

‘Më ndihmoni, dua të mësoj!’ 21 vjeçari nuk di të shkruajë dhe as të lexojë

TEPELENË – Në fshatin Mezhgoran të Sipërm të Tepelenës jeton 21 vjeçari Klajdi Danaj i cili është një analfabet funksional. Edhe pse e ka kryer zyrtarisht arsimin…

Video SH0KUESE nga momenti kur pronari dhe 2 kamerierët nxjєrrin tr*pin e pajєtë të єmigrantit jashtë restorantit

Pronari dhe dy punonjësit e restorantit janë arrestuar me akuzën për vrasje nga pakujdesia – Sot u morën në pyetje dhe u lanë të lirë deri në…

Kjo grua e mbajti të mbyIIur djalin e saj për 20 vite rresht!

Një djalë 32-vjeçar rrëfeu në polici se ishte mbajtur i burgosur – Ai i vuri zjarrin shtëpisë që ndante me 56-vjeçaren Kimberly Sullivan Të mërkurën (26 mars),…

Reagon për herë të parë Rizarta pasi Ledioni e ‘turpëroi’ publikisht

Pas polemikave të shumta që u ngritën në rrjet pas batutës së Ledion Liços ndaj saj në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Albania, Rizarta ka…

Ky lajm i mirë për pasaportën shqiptare do jua zbukurojë ditën!

Titulli i pasaportave më të fuqishme në botë ndryshon nga java në javë. Renditja e fundit bazohet në numrin e vendeve që një mbajtës pasaporte mund të…