A janë gati të presin Jozin në shtëpi? Mami i Loredanës habit me përgjigjen, zbulon 3 cilësitë e banorit që…

Mami i Loredanës, Shpëtime Brati, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për takimin e saj me të bijën dhe Jozin.

Zonja Shpëtime u shpreh është ndjerë e entuziazmuar kur ka takuar të bijën pasi kishte 7 muaj pa e takuar. Sipas saj, sytë e Loredanës tregonin se ishte e gëzuar dhe e kënaqur me eksperiencën e saj.

Ndërkohë e pyetur në lidhje me Jozin, Brata tregoi dhe cilësitë e tij që i pëlqejnë.

“Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë”, tha ajo.

Ndërsa përsa i takon bashkëshortit të saj, Shpëtime tregoi se ai ka ndryshuar mendim për Jozin, por që akoma nuk e besojnë 100 për qind.

Pjesë nga intervista:

Jozi ka thënë ‘vdeksha unë për vjehrrën time’ si u ndjetë ju përballë kësaj?

Ishte një batutë shumë e bukur, më pëlqeu.

Na e përshkruan dot, e dimë që kishe kohë pa takuar vajzën, dhe kur i takove të dy në shtëpinë e “Big Brother VIP” si ishte për ty kjo përvojë e të hyrit aty, të qenit pjesë e spektaklit?

Një eksperiencë shumë e bukur dhe emocionuese. U entuziazmova shumë se kisha 7 muaj pa parë Loredanën. E pritja jashtë te porta kur dëgjoja dhe zërin e saj se isha shumë afër, më emocionoi jashtë mase.

Të kishte marrë malli

Po shumë

A pe diçka ndryshe tek ajo?

Po. Fytyra e saj më tregonte se ishte e gëzuar, e kënaqur me eksperiencën e saj. Sytë nuk gënjejnë.

Duket shumë e lumtur edhe pranë Jozit, apo jo?

Mendoj se po.

Loredana po bën më shumë se 90 ditë aty, ku ka patur të qeshura dhe lot, si e keni ndjekur ju këtë rrugëtim të saj në aventurën e Big Brother si familje?

Sa herë Loredana ka qarë kemi qarë dhe ne. Sa herë ka qenë e trishtuar Loredana, kemi qenë dhe ne të trishtuar. Megjithatë këto janë eksperienca që të forcojnë.

Ishte një moment në fund të takimit ku Lori tha ‘do takohemi në Itali’ dhe Jozi kërkon që të vijë bashkë me të. Ju jeni gati që t’a prisni dhëndrin e ri në shtëpi?

Në shtëpi jo akoma

Për vizitë po themi ne

Për një kafe po. Dhe në shtëpi një kafe s’ka problem, ne mirëpresim të huajt jo më shqiptarët.

A të pëlqen Jozi si djalë për Loredanën?

Kohët e fundit po më pëlqen se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, respektin ndaj Loredanës, ndaj banorëve të tjerë.

Na thuaj tre gjëra që të pëlqejnë te Jozi?

Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë.

Related Posts

E FR*KSHME! Shihni si uji i një pishine ‘fshin’ këmbësorët në Kinë, pas tërmetit në Mianmar(VIDEO)

Banorët e një qyteti në provincën jugperëndimore Yunnan në Kinë përjetuan momente tmerri kur uji nga një pishinë e një ndërtese u derdh në rrugë për shkak…

Ja si këmbehet euro dhe dollari ditën e sotme..

Ditën e sotme e shtunë, 29 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5…

Ndahet nga jeta ne moshe te re Dr. Halide Haziri

Ndahet nga jeta Dr. Halide Haziri Dr. Halide Haziri përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa specializimin për Dermatovenerologji e përfundoi në Fakultetin…

Arbana Osmani së shpejti rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ngritur dyshime mbi një rikthim të saj në ekran, përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit një listë…

Ky është Kingu i vërtet, del fotoja e te dashurit që e pret Eglin jashtë “BBVA”

Egli Tako kurrë në jetën e saj publike nuk ka qenë më e përfolur dhe më në qendër të vëmendjes. Ajo, ka jetuar një periudhë intensive në…

Foto nga adoleshenca e Olta Gixharit, por fansat i vënë re hundën e bërë

Shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për pamjen e saj tërheqëse, por edhe pozat mjaft ekstravagante që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale. Së…