Rrugët e “florinjta”/ Si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime më 2024

Vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore për investime arritën rekord historik me më shumë se 1 miliard euro, por rezultati ishte më i ulët se plani 123 miliardë lekë (1,2 mld euro).

Të dhënat e detajuara nga Ministria e Financave për investimet vjetore tregojnë se pjesa më e madhe e financimit ka shkuar për projektet e transportit rrugor dhe kryesisht në tunelin e Llogorasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Segmentet e Korridorit 8, dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë, infrastruktura dixhitale etj.

Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e programit të investime prej 4,8 miliardë lekësh ose 48 milionë euro shkoi për financimin e investimeve në ushtri.

Projekti më i madh për nga vlera e financimit është Unaza e Madhe e Tiranës, ku pjesa e ndërtimit vitin e kaluar u financua me rreth 8,5 miliardë lekë, e cila pas shumë vite punimesh u bë në funksion të plotë.

Tuneli i Llogorasë, i cili tashmë ka përfunduar dhe është në funksion u financua vitin e kaluar me 4 miliardë lekë ose të gjitha fondet në dispozicion.

Infrastruktura dixhitale po zgjeron investimet dhe fondet viti pas viti. Të dhënat tregojnë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSHI) ka investuar vitin e kaluar 3,4 miliardë lekë ose 34 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës digjitale. Projekti më i madh i investimit prej rreth 6,3 milionë eurosh ishte në “Implementimi i e-Albania 2.0”.

Segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloqë mori rreth 3 miliardë lekë ose 25 milionë euro financim me 2024, ndonëse nuk kishte një buxhet të planifikuar për lotet përkatëse.

Rruga e Arbrit vijon të marrë një pjesë të konsiderueshme të investimeve kapitale me një financim prej 3.5 miliardë lekësh më 2024, duke u renditur në krye të listës së projekteve të mëdha të investimeve.

Financime të mëdha ka marrë edhe zgjerimi i Autostradës, Tiranë -Durrës, rruga Berat -Ballaban.

Nga funksionet e tjera të qeverisë një seri projektesh nga Ministria e Turizmit ndonëse ishin programuar nuk u realizuan. Realizim të dobët kanë pasur disa investime në ushtri. Funksionet e Ministrisë së Ekonomisë, kryesisht pjesa kulturës nuk ka mundur të realizojë shumë projekte të planifikuara. Investimet për shkencën dhe arsimin gjithashtu kishin ecuri të dobët. Fondet ujësjellësit dhe mbështetja për energjinë nuk ecën sipas programit./ MONITOR

Related Posts

Pozicioni i fjetjes mund të tregojë shumë për personalitetin

Këto janë katër pozicionet e përbashkëta që zgjedhim për të fjetur. Por, këto pozicione tregojnë shumë për personalitetin tuaj. Nëse flini me shpinë me të dy krahët…

Horoskopi Ditor, E Shtunë 19 Prill 2025

DASHI Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse…

Pasi e rrahën, Brilant Martinaj i URlN0l në fytyrë/ Si nisi arm*qësia mes Roan Brahimit dhe Ervis Martinajt

Atentatorët dyshohet se kanë ngatërruar shënjestër në Tiranë duke lënë të plagosur nipin dhe djalin e pronarit të “Pelikani Security”, shokun e tyre dhe shoferin. Burimet i…

Gazetarja e pyet Rozanen pse se ndihmove Gjestin kur ishte shtrire, shiko si nxirret Rozi nga pyetja e sikletshme

Shiko videon me poshte!

Videoja që po t’rondit të gjithë – influenceri përpiqet të puthë një tigër

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e…

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël. Ajo nuk e kishte pritur…