Përse ia morën jєtën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri – Policia në kërkim të autorit

Prishtinë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Vushtrrisë, ku një i ri 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Sipas informacioneve të para është bërë e ditur se viktima është një 19-vjeçar, Ardit Zymeri.

Burime të VushtrriaOnline bëjnë të ditur se policia tashmë ka arrestuar të dyshuarin për këtë ngjarje.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një incident të mëparshëm që kishte ndodhur disa ditë më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë.

Çfarë tha policia

“Sonte, rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë një viktimë mashkull, kosovar, rreth 19 vjeç,” tha Zaiti.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të autorit të dyshuar. Deri tani nuk dihet motivi i këtij krimi, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Familjarët dhe qytetarët e Vushtrrisë janë tronditur nga ngjarja, ndërsa komuniteti lokal kërkon drejtësi për humbjen e jetës së të riut.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim. /noa.al

Related Posts

Djali ‘Tirons’ merr komandën e Iuftanijes së famshme amerikane. Njihuni me shqiptarin që do drejtojë “USS Pearl Harbor”

Shqiptari Alban Dervishi, zyrtar ekzekutiv shqiptaro-amerikan i USS Pearl Harbor, është planifikuar të marrë komandën në qershor 2025 të kësaj luftë-anije të SHBA-ve. Lajmin e ka bërë…

Pasi që u poshtërua nga Ledion Liço, ndjekësit e kanë vërshuar Rizartën me këto komente në rrjet

Rizarta është ish banorja më e komentuar në rrjet si brenda shtëpisë ashtu edhe pas daljes. Ajo ka publikuar një imazh të ri në instagram duke pyetur…

Ky është Kingu i vërtet që e pret Eglin jashtë “BBVA”

Egli Tako kurrë në jetën e saj publike nuk ka qenë më e përfolur dhe më në qendër të vëmendjes. Ajo, ka jetuar një periudhë intensive në…

Horoskopi i fundjavës/ Aventura në dashuri dhe ditë të mira për paratë, zbuloni shenjat më të favorizuara

Fundjava e datave 28 deri më 30 mars sjell energji të veçantë për dy shenjat e horoskopit që do ta shijojnë atë. Këto dy ditë u premtojnë…

Regjia ia përsërit në mënyrë të vazhdueshme “Kujdes mikrofonin”, Gjesti kundërshton produksionin: S’ka kujdes

Konkurrenti nga Kosova, Gjesti, po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albania 4, duke sjellë dinamika të forta brenda shtëpisë….

Sherr në BBVIP4! Rozana i thyen mikrofonin Gertës, ndërhyn produksioni!

Këtë të premte situata në BBVIP4 u tensionua ndjeshëm pas një debati të madh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit. Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje…