“Kujdes mikrofonin” Parukieri i jep informacione nga jashte Eglit? Del video ku tregon gjithcka…

Një video e Eglit teksa po rregullonte flokët nga parukieri i saj po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.

Në video, ndërsa parukieri kujdesej për pamjen e saj, ai i tha me shaka: “Të kam marrë inat”.

Egli, e habitur, e pyeti arsyen, ndërsa ai iu përgjigj: “Jashtë, s’u kujtove fare për mua”.

Egli menjëherë u mbrojt, duke thënë: “Jo, e ke gabim, ne kemi folur në telefon”.

Parukieri i buzëqeshi dhe u përgjigj shkurt: “Po mirë”.

Egli vazhdoi të shpjegonte: “Po unë s’kam dalë fare nga shtëpia, o dritë. Vetëm kush më ka ardhur të më takojë në shtëpi”.

Në atë moment, dëgjohet një zë nga produksioni që i thotë: “Egli, kujdes mikrofonin”.

Kjo frazë ndezi menjëherë spekulime në rrjet, me shumë shikues që e interpretuan si një sinjal se Egli po jepte informacion të ndaluar, duke lënë të kuptohej se ajo nuk ka lënë fare shtëpinë e Big Brother.

Nga ana tjetër, fansat e saj dolën në mbrojtje, duke shpjeguar se Egli e kishte fjalën për shtëpinë e saj personale dhe jo për qëndrimin në shtëpinë e BBVA.

Debatet mes ndjekësve vazhdojnë, ndërsa videoja po shpërndahet me shpejtësi, duke nxitur diskutime mbi kuptimin e vërtetë të fjalëve të saj dhe nëse ka një keqkuptim të qëllimshëm nga publiku. /Telegrafi/

Related Posts

Habit gjin*kologia: Vajzat 26 vjeç po kalojnë në men*pauzë. Është ulur pragu i..

Vajzat 26 vjec, po kalojnë në menopauzë. Është ulur pragu pas Covid19 eshte shprehur Dr. Enriketa Kroi , Mjeke obsteter-gjinekologe. Ajo eshte shprehur se eshte ulur shume…

Kinezët krijojnë kamerën më të fuqishme spiune: Fytyrat të dukshme nga hapësira

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar kamera të reja të bazuara në teknologjinë lazer që lejojnë imazhe me rezolucion milimetrik në distanca më të mëdha se 100 kilometra. Kjo…

DOKUMENTI/ RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin…

“Gjesti e PËRDOR Eglin, i ka dhënë shpresa për lojë” Arsida BBVA zbulon çfarë ndodh në momentet e “pa transmetuara”

FOTO/ Jozi i jep ‘g*ditjen’ dhe Loredanës? Ish-banori prezanton partneren e tij të re

Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami….

“Denoncova G-Banin ne polici, ja çfarë “më bëri” Arbër Hajdari”/ Rrëfehet Arsida Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, foli për herë të parë mbi prapaskenat e një…