Big Basta zbulon arsyen përse la Shqipërinë dhe shkoi ‘në anën tjetër të botës’

Këngëtari Big Basta, i ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, rrëfeu arsyet që e bënë të largohej nga Shqipëria drejt një shteti të largët, në Zelandën e Re.

Artisti tregoi se ndihej i zhgënjyer kur mori këtë vendim drastik.

“Doja një opsion të dytë. Isha shumë i zhgënjyer. Kalova një periudhë jo të lehtë, sidomos duke parë artistë që nuk e meritonin të ishin aty ku ishin. Por, kush jam unë t’i gjykoj nga ana tjetër. Pata disa bërryla të pakëndshëm. Vesa ka qenë afër meje çdo sekondë, sepse pata një thyerje mendore shumë të madhe. Nuk arrija dot të krijoja atë që unë doja. Shpesh krijoja çfarë donin njerëzit, kjo është vrastare për artin. Mendoja se po të rrija në Shqipëri, me shqiptarët do të bëhesha më keq, mendoja. Doja të rrija sa më larg, prandaj zgjodha Zelandën e Re”, tha Big Basta.

Ndonëse në atë periudhë u përfol për një ndarje mes tij dhe Vesa Lumës, Big Basta tha se artistja i qëndroi pranë në çdo çast.

“Edhe Vesa nuk e pati shumë të lehtë rënien time. Unë e gjeta një zgjidhje që të rikrijoja veten time. Fakti që u ktheva, do të thotë që jam më i fortë se atëherë. Bashkë me Vesën kemi krijuar një mburojë, që nuk besoj se ka djaj që do të mund ta depërtojnë”, u shpreh këngëtari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

“Parashikohen 3 miliardë viktima”, Alfred Cako paralajmëron luftë bërthamore në 2025-ën!

Konspiracionit, Alfred Cako i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ka paralajmëruar luftëra të mëdha në vitin 2025. Sipas Cakos, përveç dy…

Aksident fatal në mesnatë në rrugën Korçë-Pogradec

Një person ka humbur jetën dhe një i dytë është plagosur në një aksident që ndodhi pak minuta më parë në juglindje të vendit. Ngjarja ndodhi në…

Për 6 orë 100 mijë ndjekës/ Si u bë viral fenomeni ‘Gjesti’ në Big Brother Vip Albania?

Gjesti është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Albania Vip 4. Ai ka hyrë menjëherë pas daljes nga Big Brotheri në Kosovë dhe duket…

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën shpresoj të jetë gjallë”/ Lala zbulon dëshmia tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin, i cili është…

“Nëse vazhdo kështu…”, Stresi bën paralajmërimin e fort për Gjestin

Reperi i njohur Stresi ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e Gjestit, të cilën ai e ka quajtur si një akt zhgënjimi. Në një postim të…

“I ka ngacmuar edhe motrat e tjera”/ Vrasja në Shkodër, gazetari: Viktima i prishi dy martesa motrës së autorit, dërgonte video…

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku u vra Ramazan Mataj nga Arjon Hasaj. Gazetari Eraldo…