Cikli i mjerimit: Nga azili në p’sikiatri, e moshuara në Fier përfundon sërish në rrugë

Një muaj më parë, më 22 shkurt, qytetarët dërguan një video në redaksinë e JOQ Albania ku shfaqej një grua e moshuar e ulur në rrugë pranë shkollës “Janaq Kilica” në Fier, e mbuluar me një batanije dhe me disa ushqime pranë saj.

Pas publikimit të lajmit, e moshuara u dërgua fillimisht në azilin e Fierit dhe më pas u transferua në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Mirëpo, ditën e sotme një qytetare ka bërë një tjetër denoncim, ku sipas saj e njëjta e moshuar që u raportua para një muaji në redaksinë tonë dhe u largua nga rruga pas publikimit të lajmit, është rikthyer sërish në të njëjtin vend.

Me të drejtë, ajo ngre disa pikëpyetje të mëdha: Si mund të ketë dalë një person në gjendje të tillë nga spitali psikiatrik? A u trajtua ajo siç duhet nga institucionet përkatëse? Apo u la thjesht në mëshirë të fatit, ashtu si më parë?

Sipas dsaj, e moshuara ka të paktën një javë që është rikthyer në të njëjtin vend ku u filmua një muaj më parë.

Ky denoncim ngre dyshime të forta mbi funksionimin e shërbimit social dhe institucioneve në Fier dhe Vlorë.

Rasti i saj përforcon shqetësimin e madh mbi funksionimin e shërbimeve sociale dhe kujdesit psikiatrik në vend. Kush i monitoron dhe si trajtohen rastet e personave të pastrehë dhe atyre që kanë nevojë për kujdes shëndetësor mendor?

Institucionet përkatëse duhet të japin një shpjegim për këtë rast dhe të marrin masa që këto situata të mos mbeten të paadresuara. Gjithashtu, qytetarët duhet të jenë më të ndjeshëm dhe të raportojnë raste të tilla tek autoritetet, për të siguruar që asnjë person i pambrojtur të mos mbetet në mjerim.

Related Posts

New H0T 9

Familjarët surprizojnë Gjestin në Big Brother, ç’ndodhi mes tyre dhe Egli Takos? (Video)

Pas 156 ditësh izolim në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti ka përjetuar një nga momentet më emocionuese të rrugëtimit të tij, teksa u surprizua nga…

“Ika nga familja për muzikën”, Gjesti: S’kisha as të haja, në Prishtinë, askush nuk ma hapi derën

Linja e jetës së Gjestit u transmetua këtë të martë në BBV. Gjesti: Jemi tre fëmijë në shtëpi, kemi jetu në një shtëpi në kushte shumë të…

Gjesti pranon parashutën e dytë si surprizë emocionuese, tregohen shifrat marramendëse që ka marrë në klikime

Pas surprizës së parë, një tjetër dron ka mbërritur sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dedikuar Gjestit. Në parashutën e dytë shkruhej “Tetë…

Familja e Eglit i thonë lamtumirë Gjestit

Dje vëmendjen e rrjetit e morri darka e Eglit dhe Gjestit. Darkë kjo që u komentuar pafund në rrjet dhe jo vetëm, shkruan Kosovarja. Familjarët e Eglit…

Del e verteta dhimbshme! I afërmi rrëfen detajet: Pronari qëlloi edhe vajzën e 42 vjecares, ja kush e shpëtoi…

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë hënën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçare është vrarë nga ish-pronari i saj, i cili më pas ka kryer vetëvrasje….