“Çdo send do ta bëj për ju”, Gjesti shihet duke qarë dhe duke folur për…

Gjesti, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, është parë i vetëm në oborrin e shtëpisë, duke bërë hapa të pasigurt dhe duke folur me zë të dridhur.

I emocionuar dhe me lot në sy, ai përsëriste fjalë të thella, që duket se i drejtoheshin familjes së tij.

“Çdo send do ta bëj për ju, mbajeni mend. Krejt çfarë po bëj, po i bëj për ju, vetëm për ju. Hiç send për vete, vetëm për ju”, dëgjohej të thoshte ai me një ton të rënduar emocionalisht. Gjesti vazhdoi duke kërkuar falje, duke lënë të kuptohet se mund të ndiente një lloj faji ose keqardhjeje për diçka nga e kaluara: “Më falni. Shumë më falni. Edhe nëse kam gabuar, më falni. Veç për ju. Pasha Zotin, send për vete, asgjë s’më vyen mua send. Kur nuk ju shoh ju të lumtur, s’ka puls për mua”.

Kjo sjellje e tij ka prekur ndjekësit e programit, të cilët kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim dhe empati për të.

Gjesti është një nga banorët më të izoluar të këtij edicioni, pasi, ndryshe nga të tjerët, ai ka kaluar më shumë kohë brenda spektaklit.

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në Big Brother VIP Kosova, ai hyri menjëherë në Big Brother VIP Albania, duke mos pasur mundësinë të shijonte një periudhë pushimi apo të ritakonte familjen e tij.

Ky izolim i gjatë dhe mungesa e kontaktit me njerëzit e dashur mund të kenë ndikuar në gjendjen e tij emocionale.

Nëse ky moment reflekton lodhje emocionale apo thjesht një shpërthim ndjenjash nga mallëngjimi, mbetet për t’u parë në vazhdim të rrugëtimit të tij në shtëpi. /Telegrafi/

Related Posts

Zgjedhjet e 11 Majit/ Lala: Kandidatët për deputet, emra të panjohur që i mbështet kr*imi, ja qarqet problematike

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje. E ftuar në një emision Lala tha se krimi është i tërhequr…

“Kam parë tmerr me sy…”/Gjesti i tregon Eglit për lidhjen jashtë shtëpisë: Donte të hidhej nga çatia!

Gjesti duke darkuar me Eglin i ka rrëfyer për lidhjen e tij romantike jashtë shtëpisë: Po të them për lidhjen time jashtë. Gjestet i ka pasur njësoj…

Nëna e tij u ek*zekutua nga pronari i furrës së bukës, djali i vi*ktimës bën postimin e trishtë

Ditën e djeshme, Vushtrria u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku pronari i një furre buke vrau me armë punonjësen e tij, Nexhmie Musliu Haradini, 42-vjeç…

Dimër akoma! Marsi mbyllet FTOHTÊ, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…

Ndryshon kembimi valutor. Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro diten e sotme

Sot, më 25 mars 2025, dollari amerikan, blihet me 90.8 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë. Franga zvicerane,…

‘Pa ty këtu unë vd*s, shk atërrohem’! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

Gjesti i ka shprehur Eglit se: Ti je duke vuajtur për mua. Unë me ty brenda këtu, mos më të ngacmu ty vdes, shkatërrohem këtu brenda. Egli:…