Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme.
Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të dritës, pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi.
I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, opinionisti Elton Tozaj foli për këtë situatë.
Ai përjashtoi mundësinë e daljes nesër por zbuloi një sekret të prime.
I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit.
‘Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve, e kam hasur dhe unë’, shprehet Tozaj mes tjerash.
Ndiqeni intervistën për detaje të pathëna në intervistën e Tozajt për Prive By Liberta Spahiu