Përballje e heshtur mes Veliajt dhe Ramës/ Lala zbulon detajet: Ja si u bllokua shkresa e kryebashkiakut

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë detaje nga orët e “luftës” që u zhvilluan mes Erion Veliajt nga burgu dhe Edi Ramës.

“Mbrëmë në 23:50 minuta më mbërriti një shkresë dhe dukej e pabesueshme, mu desh kohë ta konfirmoj, një shkresë me firmën dhe vulën e Veliajt. Në atë shkresë zoti Veliaj komandonte në krye të Bashkisë, Sara Goxhajn, ish shefen e kabinetit dhe largonte Anuela Ristanin.

Sara Goxhaj, deri para pak ditësh nuk ishte nënkryetare dhe ligji parashikon që kompetencat e kryetarit mund ti kalojnë vetëm nënkryetarit. Pra ka patur dy urdhëra. Ishte vendi vakant dhe me ta emëruar Goxhajn nënkryetare e komandon kryetare në detyrë.

Në momentin që Rama është vënë në dijeni, ka shkuar menjëherë në Bashkinë e Tiranës dhe pyetja e parë ka qenë, a është i ligjshëm një urdhër tij. Alban Dokushi ka thënë se ishte urdhër i ligjshëm. Këtu ka filluar debati mes Ramës dhe të besuarve të Veliajt. Zoti Rama ka kërkuar dorëheqjen e zotit Dokushi, duke thënë rikthehu si drejtor juridik, Dokushi ka refuzuar dhe Rama ka thënë të mos protokollohet shkresa e Veliajt.

Në Bashki ka qenë situatë e tensionuar. Zoti Rama, në informacionet që disponoj, i janë ridëguar Veliajt shkresat e reja, për rikthimin në detyrën që kishte Anuela Ristani dhe largimin e disa zyrtarëve të Bashkisë.

E pashë si luftë të hapur mes kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit. Anuela Ristani shihet si e besuara e kryeministrit. Pati tension të vazhdueshëm për orë me rradhë. Nuk është konfirmuar a ka firmosur Veliaj shkresat e dyta. Nga drejtoria e burgut të Durrësit, nuk kam konfirmim që Veliaj të ketë nxjerrë shkresat.

Përveç avokatëve dhe familjarëve, zoti Veliaj ka patur takime të rregullta me zotin Dokushi dhe zonjën Goxhaj. Sipas ligjit janë dy njerëzit më afër kryetarit të Bashkisë, kanë qenë të autorizuar nga prokurori për ta takuar”, tha Lala.

Related Posts

Mjekja në Shqipëri i dha fëmijës ilaç për ep*ilepsi, kur shkoi të vizitohej në Itali, ia hedhin në kosh (Video)

Një prind nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi djali i tij ka pasur dy kriza dhe dyshohej për ep ilepsi….

E rëndë në Gjermani! Shqiptari pl*agos me th*ikë gruan në sy të djalit 7 vjeç

Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova (Samson K.) dyshohet se ka therur me th ikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçare), duke i shkaktuar pl agë të…

“Nuk ndihem rehat, vetëm një…”/ Çfarë pyetje i bëri Gjesti-Eglit?

Gjesti dhe Egli kanë diskutuar për raportin e tyre. Gjesti: A je në gjendje të mirë, a të flejë rehat? Egli: Vazhdo fli gjumë se nuk ka…

VIDEO DR*THËRUESE/ Publikohet MESAZHI ZANOR i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shk*lën nga zemra, ishte njeri jo objekt..

Familja Sula është tronditur nga humbja e vajzës së tyre, Ilaria, vetëm 22 vjeç, e cila u shua padrejtësisht në duar të ish-të dashurit të saj, një…

Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

Ylli Merja na tregon per frutin me te ri ne tregun shqiptar qe ka perfitime te shumta. Behet fjale per pjeprin e hidhur qe ka ardhur tek…

“Premtove rritje rroge, ku i ke?”, Rama në “Sy m’Sy”: Është evidente, madje dhe në sektorin privat!

Në vijim të ‘takimeve’ të tij “Sy m’Sy” me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryesocialisti u është përgjigjur pyetjeve që i janë adresuar këtë të enjte….