Menaxheri i klubeve të natës zbulon shumën e “kripur” që Jozi i kërkoi për një koncert

Në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën i ftuar së fundmi ka qenë menaxheri i klubeve të natës, Xhani Demika.

Ndër shumë gjërash ka folur edhe për koncertet që banorët e Big Brother VIP Albania 4 do t’i mbajnë pas daljes së tyre.

Xhani përmendi këtu edhe një ngjarje që ka ndodhur së fundmi me Jozefin Markun.

“Jozi u tregua shumë mosmirënjohës me mua, që nuk më tregoi se do të konkurronte përsëri për të hyrë në Big Brother. Ai u fut ditën e martë në Big Brother kurse unë ditën e premte e kisha në program Jozin, në koncert”, u shpreh ai.

I pyetur për shumën që kërkoi për të bërë koncertin, menaxheri fillimisht hezitoi, por më pas nxori të vërtetën.

“Realisht më kërkoi mbi pesë mijë euro, por i thashë që do bënim një marrëveshje shumë të mirë, që të bënte një çmim më të arsyeshëm për miqësi, për mua”.

“Unë do të promovoja marketingun, për herë të parë do të bëja një zhurmë shumë të madhe dhe pastaj t’ia linim kohës që të shkojmë deri tek vlera mbi pesë mijë euro që ai kërkonte. Por që arrinte dhe shifrën afro 10 mijë euro…”.

Related Posts

E PAZAKONTË! Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë rezerva të…

“Shtanget” Gjesti, një grup njerëzish rrethojnë shtëpinë e Big Brother VIP (Video)

Një video po bëhet virale në rrjetet sociale, ku një grup njerëzish janë dëgjuar duke brohoritur pranë shtëpisë së Big Brother VIP Albania në mbështetje të Gjestit….

Rikthehet ora verore, ja kur ndryshon ora

Me ardhjen e pranverës vjen edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin me 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars…

Si të kuptojmë nëse një person është ose jo inteligjent! Ja çfarë thonë ekspertët! Këto janë shenjat që tregojnë se keni të bëni me…

Koeficienti i inteligjencës (IQ), i cili tradicionalisht përdoret për të matur inteligjencën, ka evoluar duke përfshirë aftësi të tilla si mendimi kritik dhe kreativiteti, duke rishikuar kështu…

Divorci me Metën, Kryemadhi tregon shkakun

TIRANË – Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur këtë të enjte për divorcin e saj me presidentin e PL-së, ilir Meta. E ftuar në…

Horoskopi ditor, e premte 28 mars 2025

Dashi Do e shijoni ne maksimum sot kohen qe do kaloni me partnerin tuaj dhe marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. Nuk do keni me çfarë…