Kërkimet për rreth 40 persona të z hdukur nga mbytja e një gomoneje në Ngushticën e Siçilisë, në brigjet e Tunizisë, rifilluan mëngjesin e sotëm.
Pasditen e djeshme, rojat bregdetare dhe anijet patrulluese të ”Guardia di Finanza” zbarkuan 10 të mbijetuar dhe gjashtë trupa të gjetur në brigjet e ishullit Lampione në Lampedusa.
Të humburit ishin në një gomone gjysmë të fundosur.
Të mbijetuarit thanë se u nisën të dielën, 56 prej tyre, nga Sfax, Tunizi, me një gomone.
Më pak se 24 orë më vonë, ndërsa ndodheshin në ujërat ndërkombëtare, raportohet se shumë emigrantë ranë në ujë gjatë kalimit, ndoshta për shkak të detit të trazuar.