Euro arrin nivelin më të lartë në pesë muaj, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit?

Monedha europiane arriti nivelet më të larta në më shumë se pesë muaj kundrejt dollarit amerikan, ndërsa parlamenti gjerman pritet të votojë një rritje masive të shpenzimeve.

Euro u mbiçmua me 0.25% në raport me dollarin amerikan këtë të martë.

Votimi i projektligjit të shpenzimeve për mbrojtjen dhe infrastrukturën që i lejon Gjermanisë të injektojë qindra miliarda euro duke gjallëruar atë që dikur ishte ekonomia më e fortë e Evropës, pritet ti japë një shtysë edhe më të madhe monedhës europiane.

Euro është forcuar me gati 7% kundrejt dollarit amerikan që prej janarit kur shënonte edhe vlerën më të ulët.

Propozimi I iniciuar nga kancerali I ardhshëm gjerman Merz do t’I lejojë Gjermanisë të shpenzojë 1% të prodhimit të brendshëm bruto ose 45 miliardë euro për mbrojtjen ndërsa parashikohet edhe krijimi I një fondi të posaçëm prej 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë.

Tregu po vëzhgon gjithashtu zhvillimet mbi një marrëveshje të mundshme paqeje Rusi-Ukrainë, e cila do të ishte pozitive për monedhën europiane.

E kundërta ka ndodhur me dollarin amerikan i cili po luhatet ndjeshëm pasi frika se politikat agresive tarifore të presidentit Donald Trump mund të shkaktojnë një ngadalësim të gjerë ekonomik, kanë dobësuar monedhën e gjelbër.

Analistët janë në pritje të vendimit të Rezervës Federale e cila duket se do ta ketë të vështirë vendimarrjen mes shqetësimeve në rritje të inflacionit.

Zyrtarë të bankës amerikanë janë shprehur se lufta e përshkallëzuar do të ndikojë ekonominë amerikane dhe institucioni do të tregohet i kujdesshëm me vendimet për uljen e mëtejshme të normave të interesit, që drejtpërdrejt do të ndikojnë edhe kursin e këmbimit valuator.

Related Posts

E fundit! Dh*në në familje – arr*stohet babai i aktores së madhe! (foto)

Michael Lohan, babai i aktores Lindsay Lohan, është arrestuar përsëri në Palm Beach, Florida, për shkelje të dënimit me kusht, vetëm disa javë pasi u lëshua një…

‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit

Në rrjetet sociale, këto ditë, janë bërë virale disa statuse në “Facebook” të Rozana Radës për Neda Ballukun, kur kjo e fundit ishte banore në “Big Brother…

PIas sherri mes Rozanës dhe Eglit

Kthimi në shtëpi i Eglit u shoqërua me një debat me Rozanën, e cila iu drejtua duke i thënë se nuk po sillet njësoj me të dhe…

Gjesti akuzon rëndë Eglin

Gjatë këtij spektakli ka ndodhur përballja e shumë pritur e Eglit dhe Gjestit. Që nga rikthimi i Eglit, Gjesti ka treguar se raporti i tyre ka ndryshuar,…

Ballafaqimi i Eglit me Gjestin, ja më kë është publiku

Rikthimi i Eglit brenda shtëpisë më të famshme në vend ka trazuar rrjetin. Ballafaqimi i tyre sot për tu sqaruar mbi marrëdhënjen e tyre, po i bën…

Egli ‘suImon’ Gjestin për ish-partneren: “Unë nuk flas dhe t’i them më fal…”

Egli Tako është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP vetëm nëntë ditë pasi e kishte lënë atë për arsye shëndetësore. Pas kthimit, ajo duket se ka…