Detaje/ I dogʝi makinat xhaxhait, i riu është djali i Lirie Xhepës që u νra nga kunati!

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku Marius Xhepa i dogji makinat xhaxhait të tij.

Marius Xhepa është djali i Lirie Xhepës, që u vra nga kunati i saj, Dashamir Xhepa.

Ndërkohë makinat që u dogjën nga i riu janë në pronësi të Gëzim Xhepës. Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur pas konflikteve të pronësisë.

Marius Xhepa pretendon se xhaxhallarët s’i kanë dhënë pjesë nga pronat e babait.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se vrasja e Lirie Xhepës ka ndodhur 6 vite më përpara.

Nëna e 4 fëmijëve u gjet mëngjesin e 14 Shkurtit e torturuar me sende të forta.

Më pas ajo ishte qëlluar me dy plumba dhe trupi i ishte hedhur mes shkurreve.

Shkak i vrasjes sipas dosjes së prokurorisë, ishin dyshimet që Dashamir Xhepa pati se kunata kishte krijuar lidhje intime me persona të tjerë, pasi i kishte vdekur vëllai.

Related Posts

Egli ‘suImon’ Gjestin për ish-partneren: “Unë nuk flas dhe t’i them më fal…”

Egli Tako është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP vetëm nëntë ditë pasi e kishte lënë atë për arsye shëndetësore. Pas kthimit, ajo duket se ka…

NEW H0T 7

‘Kurrë sytë mos ti pafsha…’ Cfarë ndodhi? Gjesti shpërthen në mallkime ndaj Eglit

Pavarësisht rikthimit të Egli Takos në shtëpi pas nëntë ditësh jashtë, Gjesti po vijon lojën me qasje pozitive. Egli është treguar më e ftohtë ndaj tij, duke…

E fundit! Arres’tohet banorja e këtij viti të Big Brother (Foto)

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me pronaren e klinikës…

Albërije Hadërgjonaj mbetet pa fjalë nga ajo çfarë bëri Gjesti

Është këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj, ajo e cila së fundi ka gjetur pak kohë të shkruaj për Gjestin. Artistja e madhe e skenës muzikore, ka lënë…

Ja çfarë ka pritet të ndodh sot në “Prime”

Rikthimi i Eglit në shtëpi gjatë spektaklit të së shtunës befasoi publikun, por më shumë banorët. Jo të gjithë e pritën mirë, e mes këtyre banorëve ishte…