“Acar dy ditët e para të javës, pastaj..” Sinoptikani jep parashikimin e motit per javën: Kthesa e motit vjen ditën e..

Java nis nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve. Meteorologu Hakil Osmani thote se e hëna ka sjellë rënie të temperaturave dhe në disa zona malore, do të rishfaqen dhe reshjet e dëborës. E njëjta situatë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së martë që do të shënojë sërish rënie të temperaturave me të paktën 3-4 gradë.

E mërkura përbën ndryshime pasi do të shënojë edhe vlera negative në zonat malore, por përgjatë ditës moti përmirësohet dhe termometri do të tregojë rritje të gradëve. Kjo situatë do të na shoqërojë deri ditën e premte pasi temperaturat maksimale do të jenë 18-19 gradë.

Sa u përket kushteve atmosferike, sot e nesër mbetemi në zotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të bëjnë që herë pas here në territorin shqiptar, në ultësirën perëndimore të kemi momente të pakta me reshje shiu, reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndërsa sa u përket zonave malore të thella, kryesisht në verilindje, do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës. Kjo vjen si pasojë e rënies së menjëhershme të temperaturave të ajrit që mëngjesin e sotëm kanë shënuar 4 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa sa u përket maksimumeve janë jo më shumë se 16 gradë në ultësirën perëndimore.

Dita e martë do të sjellë një rënie të temperaturave të ajrit, më e ndjeshme në orët e para të mëngjesit me të paktën 3-4 gradë Celsius duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 0 apo 1 gradë Celsius në qytetet e zonave malore ndërsa maksimumet do të jenë jo më shumë se vlera 13 gradë Celsius të regjistruara në vijën bregdetare. Sa u përket qyteteve të zonës së ulët, përfshirë edhe kryeqytetin temperaturat do të jenë në 10-12 gradë Celsius.

Related Posts

Eglit i ndodh DRAMA E MADHE, pas kthimit ne shtepi(FOTO)

Egli Tako u rifut të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Kanë kaluar vetëm tri ditë që nga hyrja në atë…

“Është bërë si hallë, në treshe…”/ Për cilën banore e ka fjalën Gjesti?

Pas një debati që pati me Rozanën, Gjesti ka shkuar që të bëjë thashetheme për të me Danjën. Sipas Gjestit, banorja është ‘bërë si hallë’ dhe shton…

E fundit! Blendi Klosi ndahet nga gruaja! Misteri qe i ndau pas 18 vitesh, te fshehtat e dasmes se tyre

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Nora Klosi alias Gega, pas 18 vitesh martesë. Kërkesa për divorc, sipas Ora News,…

E fundit! Arrestohet banorja e këtij viti të Big Brother (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin…

Nuk eshte Egli/ Nën ritmin e muzikës, s’do ta besoni me kë Gjesti shkëmbeu një puthje (Video)

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një moment i pazakontë dhe argëtues ka shkaktuar të qeshura mes banorëve. Gjesti ka befasuar të gjithë me një veprim…

Euro arrin nivelin më të lartë në pesë muaj, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit?

Monedha europiane arriti nivelet më të larta në më shumë se pesë muaj kundrejt dollarit amerikan, ndërsa parlamenti gjerman pritet të votojë një rritje masive të shpenzimeve….